Qendra “Grupimi Ekolevizja”, në kuadër të 22 Prillit, Ditës Botërore të Tokës, realizoi një aktivitet me nxënësit e shkollës “Marie Logoreci”.

Nxënësit e klasës VIA dhe VI B zhvilluan një aksion pastrimi nga mbetjet plastike në oborrin dhe mjediset përreth shkollës së tyre, me mbështetjen e organizatës si dhe të mësuesit të biologjisë, Ahmetit.

Nxënësit u pajisën me doreza e qese plastike dhe shishet plastike të grumbulluara i hodhën në koshin e vendosur në oborrin e shkollës. Aktiviteti synoi edukimin dhe ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi ndotjen nga plastika, nëpërmjet veprimit, për të mos hedhur shishet plastike në tokë. Ata u ndërgjegjësuan mbi reduktimin e përdorimit të plastikës, ripërdorimit dhe riciklimit.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit: “Kryeqytetet që bashkëpunojnë për sfidat e përbashkëta në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme – Jerevan, Varshavë, Tiranë”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Në datën 20 shkurt, organizata “Grupimi Ekolevizja” zhvilloi eventin e parë të projektit: “Të mësojmë rreth riciklimit, nëpërmjet veprimit dhe filmimit! Shkollat që do të përfshihen në këtë projekt, janë shkolla 9 vjecare “Marie Logoreci” dhe gjimnazi “Abdulla Keta”, në Shkozë.  

Rreth 90 nxënës nga shkollat e përfshira në këtë projekt morrën informacion dhe u edukuan rreth reduktimit, ripërdorimit dhe riciklimit të mbetjeve, në dobi të mjedisit dhe ekonomisë. Ata morën gjithashtu informacion rreth koncepteve si ekonomia qarkulluese dhe ekonomia e gjelbër.

Një vemendje e vecantë ju kushtua ndotjes që vjen nga plastika, si një nga ndotësit kryesorë në Shqipëri dhe në botë. “Nga Planeti Blu, po kthehemi në Planetin Plastik” -ngriti me shqetësim edhe mësuesi i biologjisë z. Ahmet Shyqyri, në shkollën: “Marie Logoreci”.

Nxënësve ju theksua që ata mund të ndërmarin veprime të thjeshta në përditshmërinë e tyre, për të mbrojtur mjedisin nga mbetjet. Më pas ata u informuan rreth aktiviteteve të radhës dhe angazhimit të tyre në projekt. Një interes të vecantë nxënësit treguan rreth vizitës në fabrikën e riciklimit dhe  konkursit që do të zhvillohet në muajin e fundit të projektit, në muajin Maj. Ata në rolin e kineastëve të vegjël do të konkurojnë me filma, me fokus ndotjen nga mbetjet dhe evidentimin e rëndësisë së menaxhimit të tyre.

Ky miniprojekt, realizohet në kuadër të projektit: “Kryeqytetet bashkëpunojnë për sfidat e përbashkëta në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshmeJerevan, Varshavë, Tiranë”, i financuar nga Bashkimi Europian, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë.

Posted by: ekolevizja | September 15, 2022

Thirrje për Ekspert Komunikimi

Në zbatim të projektit “Të mësosh rreth riciklimit nëpërmjet aksionit dhe veprimit”, në kuadër të projektit të bashkëfinancuar nga BE-ja “Kryeqytetet që bashkëpunojnë për sfidat e përbashkëta në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme-Yerevan, Varshavë, Tiranë”, Qendra Grupimi Ekolevizja shpall thirrjen për ekspert komunikimi në fushën e mjedisit, për menaxhimin e mbetjeve.

Kriteret: Diplomë në Shkencat e Komunikimit ose Shkencat Sociale. Përvoja në organizatat e shoqërisë civile dhe në angazhimin në aktivitetet mjedisore përbën avantazh.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV deri në datën 30 shtator 2022.

Older Posts »

Categories

Design a site like this with WordPress.com
Get started