Cilet jemi

Kush është Grupimi “Ekolëvizja”


“Ekolëvizja”
 është aleanca e një Grupimi OJF-sh mjedisore, krijuar që në Janar të 2004-ës, me shtrirje mbarëkombëtare, që punojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Grupimi u krijua si rezultat i domosdoshmërisë së forcimit të zërit dhe veprimit të shoqërisë civile në këtë fazë të zhvillimit të vendit, kur ndodhin dëmtime në mjedis, zhvillime jo miqësore me të, me kosto të lartë për të ardhmen e vendit.

Misioni i Grupimit “Ekolëvizja” është:


Të bashkojë dhe forcojë zërin e shoqërisë civile në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, të bëhet faktor në proceset vendimmarrëse, përmes forcimit të integritetit të rrjetit të shoqatave mjedisore, rritjes së cilësisë së veprimtarive, zgjerimit të pjesëmarrjes, informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut.

Qëllimi dhe Programi
Grupimi Ekolëvizja ka për qëllim bashkimi dhe forcimin e lëvizjes mjedisore dhe aktiviteteve të saj dhe ka programin e mëposhtëm:

– Të bashkoje dhe forcoje zërin dhe të rrisë ndërgjegjësimin e shoqërisë civile ne mbrojtjen e mjedisit dhe veprimeve të përbashkëta të shoqatave dhe individëve antare të këtij Grupimi.
– Të forcoje integritetin e shoqatave mjedisore me synimin rritjen e cilësisë së veprimtarive, dhe zgjerimin e pjesmarrjes së tyre në problemet që kanë lidhje me mjedisin.
– Të jetë oponencë e fortë ndaj politikave anti-mjedisore të zhvillimit dhe monitoruese në zbatimin e këtyre politikave.
– Të jetë forcë aktive ndaluese ndaj politikave, vendimmarrjeve dhe praktikave anti-mjedisore me pasoja për ekonominë e vendit dhe shëndetin e popullit.
– Partnere dhe faktor aktiv në studimin dhe zgjidhjen e problemeve mjedisore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm duke zbatuar parimet bazë të ruajtjes së elementëve përbërës të tij, si biodiversiteti, peisazhi, parimet ekuilibrit bio-ekologjik etj.
– Të ofrojë këshillime dhe konsulencë si dhe të organizojë trainime për rritjen e cilësisë së aktiviteteve të shoqatave mjedisore shqiptare.
– Të jetë pjesëmarrëse aktive në hartimin e politikave të qëndrueshme mjedisore dhe në vendimmarrjet në fushën e mjedisit.
– Të ndërmarrë studime/kërkime dhe projekte konkrete dhe monitorime për mbrojtjen e mejdisit dhe zhvillimin e qëdrueshëm.
– Të ndërmarrë nisma lidhur me diskutimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, konventave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me mjedisin, me synim përshtatjen e legjislacionit aktual shqiptar me standartet Evropiane dhe ato ndërkombëtare dhe njohjen e publikut me to.
– Të përgatisë dhe nxjerrë në qarkullim një gazetë për informimin e publikut dhe për të trajtuar problemet mjedisore dhe të tjera që lidhen me të.
– Një Qendër për koordinimin dhe menaxhimin e lëvizjes mjedisore dhe monitorimit të mjedisit.
– Një Qendër e grumbullimit, kërkimit/investigimit dhe monitorimit,
– Një Qendër burimore-informacioni mjedisor, që t’i shërbej komunitetit dhe publikut të gjerë dhe shpërndajë informacion mjedisor.

Motoja e “Ekolëvizjes” është: Sensibilizim, reflektim, ndërgjegjësim dhe veprim.


Responses

  1. prsh qendres tuaj…un jam drejtori ekzekutiv i zyres qendrore te investigimit…ju shkruaj si kerkes bashkepunimi ne te gjitha fushat…mund te shikoni website..www.centre-atm.eu me respekte
    ALKET FURXHIU….

  2. Falenderoi operatin e juaj per kete levizje .
    Jemi ne dispozicion per bashkpunim per sa i perket energjive te rinovueshme

  3. pershendetje,jam nga Tirana dhe ne fakt jemi te interesuar per keto panelet qofte diellore apo fotovoltaike por edhe mundesine nuk ja kemi shume por a mund te na jepni nje informacion me te sakte se kush jane kompanite profesionale se e dime qe jo pak dyqane shesin dhe montojne por me duhet nje profesionist dhe me cmimin me te mire.ju faleminderi


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: