BE konsultohet me publikun mbi çrregulluesit endokrinë
Deri në datë 16 janar BE-ja pret komentet e publikut mbi rregullat e reja të kontrollit të çrregulluesve endokrinë. Vendimi i BE-së do të ndikojë në ekspozimin ndaj çrregulluesve endokrinë nëpërmjet produkteve të ndryshme si pesticide, kozmetikë, ushqime etj.
Fushata “Europa e lirë nga çrregulluesit endokrinë” ka krijuar një platformë on-line ku shoqatat dhe individët e interesuar mund të kuptojnë me gjuhë të thjeshtë legjislacionin e propozuar nga BE si dhe të japin opinionin e tyre on-line.
Linku ku mund të jepni opinionin tuaj:
https://www.no2hormonedisruptingchemicals.org/en#take-action-form
Hapet portali i bioturizmit ndërkufitar në zonën e Korçës
Shoqata e Biologëve, Shqipëri, në kuadër të projektit “Praktika inovative në bioturizëm”, në bashkëpunim me shoqatat e tjera të projektit, ka hapur një faqe interneti për mbështetjen e turizmit ndërkufitar në zonën e Korçës dhe Prespës: http://www.cbc-biotourism-portal.eu/, Faqja është në tre gjuhë, anglisht, greqisht dhe shqip, dhe synon të orientojë personat e interesuar për turizmin në zonë, mbi vendet e preferuara për turizëm.
Datë: 19 Shkurt 2014
——————————————————————
Burse per master shkencor
UNESCO-IHE ofron bursë për studentët shqiptarë, për master shkencor në menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet, në kuadër të programit “Erasmus Mundi”.
Përmbajtja e masterit: Marrja e njohurive shkencore dhe inxhinjerike për pakësimin e dëmeve ekonomike dhe humbjeve njerëzore nga përmbytjet, përfshirë përdorimin e pllajave të përmbytjeve, si dhe të zonave bregdetare. Kohëzgjatja: 2 vjet. Masteri fillon në shtator.
Kush mund të aplikojë:
Studentët që sapo kanë mbaruar ose janë duke mbaruar bakelorin në degët si vijon: mundësisht inxhinjeri, inxhinjeri mjedisi, ose gjeoshkenca, mjedis, oqeanografi, gjeografi, gjeologji, burime natyrore.
Studentët që do të përfundojnë me sukses masterin do të marrin diplomë masteri shkencor në “Shkencat dhe teknologjitë ujore” nga UNESCO-IHE, master shkencor në “Shkencat dhe teknologjitë ujore” nga Universiteti Teknik i Dresdenit dhe master shkencor në “Menaxhimin e Rrezikut nga Përmbytjet” nga Universiteti Teknik i Katalonjës.
Afati i aplikimit: 26 Janar 2014.
Për më shumë informacion klikoni këtu.
————————————————————————
“Shijo Korçën”, panairi i Bioturizmit
Me datë 4 në orën 10.30 në qytetin e Korçës ne zonen Pedonale do të organizohet konferencë për shtyp me rastin e lancimit të aktivitetit për Bioturizmin “Shijo Korçën”.
Është një platform shumëplaneshe për promovimin e mëtejshem të vlerave natyrore, tradicionale dhe kulturore në Shqipëri Projekti financohet nga Programi Bashkepunimit Territorial Europian “Greqi – Shqipëri, Programi Ndër-kufitar 2007-2013” dhe nga Fondet Kombëtare të Greqisë dhe Shqipërisë.
Një axhendë e pasur, e bukur dhe shumë interesante do të ofrohet në qytetin e bukur të Korçës, i cili do të zhvillohet nga datat 4-6 Tetor 2013, organizuar në kuadrin e Projektit “Bioturizmi – Praktika Inovative në Bioturizëm”.
Projekti BIOTURIZMI – Praktikat Inovative në Bioturizëm kanë lindur si rrjedhojë natyrore e nevojës për një bashkëpunim të koordinuar ekonomik ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë me qëllimin për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në kuadrin e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në iniciativat e përbashkëta të biznesit në mbështetje të komuniteteve lokale të Korçës në Shqipëri dhe Prespës në Greqi. Projekti drejtohet nga Biologet e shqiperise nga pala shqiptare dhe financohet nga Programi Bashkepunimit Territorial Europian “Greqi – Shqipëri, Programi Ndër-kufitar 2007-2013” dhe nga Fondet Kombëtare të Greqisë dhe Shqiperise dhe do te zgjasë nga Prilli 2012 deri në Dhjetor 2013.
Aktiviteti per Bioturizmin “Shijo Korçën” në Korçë do ta ketë fokusin e tij kryesor tek koncepti i Bioturizmit. Bioturizmi si term e ka origjinën nga fjala Greke “bios” që do te thote “jetë”. Mbrojtja e çdo forme të jetës, përbën vleren kryesore të cilat ne kemi implementuar për përgatitjen e produkteve dhe shërbimeve turistike në kontekstin e këtij projekti. Ky projekt po bën perpjekje për ta promovuar konceptin e bioturizmit tek komunitetet lokale të të dyja vendeve. Sipas këtij koncepti, kriteret për përzgjedhjen e grupeve të angazhuara në projekt, kanë përfshirë qëndrimin e tyre ndaj: mbrojtjes së mjedisit (manaxhimi i ujit dhe mbetjeve, kursimi i energjisë, etj), kultura lokale (zakonet lokale, aktivitet dhe produktet bujqësore, kuzhina lokale).
Axhenda e panairit
DITA 1: 4 Tetor
10.30 – 11.30 Lançimi i Panairit
Përshëndetja nga Këshilli i Qarkut të Korçës si organizator
10.30– Konferenca për shtyp
11.30 – Hapja e Konferencës së Bioturizmit
• Fjalet e mirëseardhjes ngë Këshilli i Qarkut të Korçës si organizator, Ministria e Mjedisit/ Delegacioni i Komisionit Europian, Projekti i Bioturizmit
12.00– 13.30 Sesioni 1 – Bioturizmi si mjet për një të ardhme më të mirë në rajonin e Korçës
• Bioturizmi – një alternative për fuqizimin ekonomik të Rajonit te Korçës
• -Avantazhet krahasuese bioturistike të zonës – Odeta Laknori, Biologët e Shqipërisë
• Ruajtja e Kultures dhe traditës – kontributi ne zhvillimin e Bioturizmit në Rajonin e Korçës. Kliti Kallamata, Fondacioni “E shkuara për të ardhmen”.
• Prezantimi platformes elektronike të “Bioturizmit” dhe produktit të përbashkët “Bioturizmi” si instrumente për promovimin e shkëmbimeve ekonomike ndërmjet Prespes dhe Korçës. Elena Efraimiadou, Biopolitics
• Prezantim i iniciativave te tjera lokale per te promovuar turizmin lokal në rajonin e Korçës: “Sfidat e turizmit dhe përgjigja e GTZ”. GIZ-EDEP
13.30 – 14.00 Sesioni 2 – Krijimi i “Rrjetit te aktoreve lokale të bioturizmit ne Korçe”
• Prezantimet e Memorandumeve dhe diskutime.
• Firmosja e Memorandumeve te Bashkepunimit te “Rrjetit te aktoreve lokale te bioturizmit ne Korce” ndermjet paleve te interesuara.
14.00 – Dreka
DITA 2 dhe 3: 5 dhe 6 Tetor
Vazhdimi i Panairit dhe aktivitetet sociale
———————————————————————————————————–
Data e fillimit: 12/07/2013
Afati i aplikimit: 19/07/2013
Njoftuesi: SEEP
Per me shume mund te kontaktoni me:
Simo Ribaj
Drejtues i Forumit
Tel: +355 33 40 66 27
Cel: +355 69 23 87 089
E: seep_al@yahoo.com
Konkursi i parë fotografik mbi natyrën Shqiptare Alb.Bio.Blitz 2013
Kush ka pasur rastin të udhëtojë nëpër Shqipëri, i ka rënë menjëherë në sy tabloja madhështore që shtrihet kudo: male të lartë dhe të thepisur, kodra të panumërta, lumenj që përshkojnë gati të gjithë territorin e vendit, vija e gjatë bregdetare që laget nga detet Jon dhe Adriatik, si dhe liqene të mëdhenj e të vegjël që gjenden shumëkund. Kur bie fjala për bukuritë natyrore, zakonisht përfytyrojmë vetëm peisazhet e larmishme që na ofron Shqipëria. Por, ne harrojmë llojet e panumërta të gjallesave që jetojnë në këto habitate. Pasuria e botës së gjallë në Shqipëri është e mirënjohur dhe mbart në gjirin e saj rreth 3000 specie bimësh dhe rreth 760 specie vertebrorësh, ku ndërmjet këtyre të fundit vlen të përmenden rreth 350 specie zogjsh, 330 specie peshqish, si dhe rreth 80 specie gjitarësh. Megjithkëto, aty këtu mund të ketë ende specie gjallesash të rralla të cilat nuk janë zbuluar akoma.
Për të nxjerë në pah të gjitha vlerat që mbart natyra Shqiptare, PPNEA organizon konkursin fotografik mbi natyrën “Alb.Bio.Blitz”. Konkursi hapet më datën 5 Qershor (dita botërore e mjedisit) dhe mbyllet në datën 7 Tetor (dita botërore e habitateve). Në vitin e parë Alb.Bio.Blitz do të ketë në fokus shumëllojshmërinë e faunës së vendit tonë. Në këtë konkurs janë të ftuar amatorë dhe profesionistë nga e gjithë Shqipëria e më tej. Aplikantët mund të marrin pjesë me fotot e tyre në pesë kategoritë e ndryshme në të cilat është ndarë fauna Shqiptare. Për fituesin e përgjithshëm do të ketë një çmim me vlerë monetare prej 200 €, ndërsa për më të mirët e secilës kategori do të ketë çmime surprizë.
Për të marrë frymëzim në lidhje me faunën vizitoni galerinë e Alb.Bio.Blitz: www.ppnea.org/photoblog.php
Kategoritë
Gjitarët, fotot në këtë kategori duhet të nxjerrin në pah bukurinë dhe rëndësinë e kafshëve të egra. Ato mund të tregojnë detajet individuale të një kafshe ose grupi kafshësh, portrete ose pamje të përgjithshme, sjelljen ose veprime të tyre.
Shpendët, fotot në këtë kategori duhet të nxjerrin në pah bukurinë dhe rëndësinë e zogjve të egër. Ato mund të tregojnë detajet individuale të një shpendi ose grupi shpendësh, portrete ose pamje të përgjithshme, sjelljen ose veprime të tyre.
Reptilët dhe Amfibët, fotot në këtë kategori duhet të nxjerrin në pah bukurinë dhe rëndësinë e reptilëve dhe amfibëve. Ato mund të tregojnë detajet individuale të një reptili/amfibi ose grupi, portrete ose pamje të përgjithshme, sjelljen ose veprime të tyre.
Invertebrorët tokësor, fotot në këtë kategori duhet të nxjerrin në pah bukurinë dhe rëndësinë e insekteve, kërmijve, krimbave, etj. Ato mund të tregojnë detajet individuale të një apo disa invertebrorëve, portrete ose pamje të përgjithshme, sjelljen ose veprime të tyre.
Fauna ujore, fotografitë duhet të kenë si subjekt organizma ujorë në mjedisin e tyre natyral që ilustrojnë faunën detare ose të ujrave të ëmbël.
Procesi i Aplikimit
- Procesi i aplikimit hapet më datën 5 Qeshor 2013 dhe do të mbyllet në datën 7 Tetor 2013.
- Fotot duhet të dërgohen duke plotësuar formularin e aplikimit në faqen e internetit: www.ppnea.org/request.html
- Për çdo foto duhet të plotësohet data kur është marrë dhe përshkrimi i vendit.
- Fotot që do të konsiderohen për konkurim do të shfaqen në galerinë e AlbBioBlitz.
- Kriteret e vlerësimit do të përfshijnë jo vetem cilësinë e fotos por edhe rëndësinë e species (P.sh. një foto e zbehtë apo e pafokusuar mirë e një dhie të egër në majë të malit do të vlente më shumë se një foto ‘high definition’ e një harabeli qyteti që dikush e merr nga ballkoni i shtëpisë).
Rregulla
- Ky konkurs është i hapur për pjesëmarrësit në mbarë botën por, fotografitë duhet të jenë marrë vetëm në Shqipëri.
- Një aplikant mund të dërgojë foto në më shumë se një kategori.
- Në konkurs pranohen edhe foto të vjetra që ju mund ti keni në fototekën tuaj familjare, mjafton ti skanoni e ti dërgoni duke specifikuar vitin dhe vendin.
- Konkursi nuk është vetem për profesionistë dhe çdokush mund të dorëzoje foto, sado që ajo mund të mos jetë shumë cilësore.
- Aplikimi është i lirë dhe nuk ka asnjë tarifë.
- Ju duhet të jeni pronari i ligjshëm për çdo foto, kopjimet nga interneti nuk janë të lejuara.
- Ju lutemi të minimizoni manipulimin dixhital, si klonimi dhe kompozicioni, fotografia juaj duhet të përfaqësojë besnikërisht skenën ashtu siç e keni parë atë.
- Imazhet HDR Panoramas dhe Stitched janë të lejuara.
- Ju lutemi mos përdorni korniza apo modifikime të tjera elektronike në imazhe.
- Imazhet e dorëzuara duhet të jetë në një nga formatet gif, jpg, jpeg, png, mpeg ose bmp.
- Madhësia në ‘megabyte’ nuk duhet të jetë më e madhe se 10 mb.
- Fotot e kafshëve shtëpiake dhe kafshëve bujqësore nuk do të konsiderohen.
Të drejtat e autorit
- Ju do të ruani të drejtën e autorit dhe në cdo publikim të fotos do të kreditoheni gjithmonë së bashku me foton tuaj (P.SH. © Emër Mbiemër / PPNEA).
- Duke hyrë në këtë konkurs, ju na jepni të drejtën jo-ekskluzive për të shfaqur fotografitë tuaja në lidhje me këtë konkurs dhe ose në publikime të ndryshme të PPNEA. Fotografët do të kreditohen gjithmonë së bashku në foton e tyre.
- PPNEA mund të lejojë faqet të tjera në internetit për të shfaqur një përzgjedhje të fotove ose të imazheve më të vlerësuara në mënyrë që të publikohen më gjerë rezultatet e këtij konkursi. Fotografët do të kreditohen gjithmonë së bashku në foton e tyre.
- PPNEA nuk do të përdorë në asnjë rrethanë fotot e konkurentëve për përfitime komerciale, gjithmonë nëse nuk është rënë dakord rast pas rasti me fotografin.
Kontakte
Për më shumë informacion kontaktoni:
Adresa: Rr. “Vangjush Furxhi” p.16 / sh.1 / a.10 , Tiranë
Tel: +355 4 2256 257
E-mail: contact@ppnea.org
____________________________________________________________
28/06/2012
Sot u dorëzua në Bashkinë e Tiranës nga Qendra e Grupimit “Ekolëvizja”, Qendra Kombëtare e Trashëgimisë dhe Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, një kërkesë për takim me përfaqësuesit e bashkisë për problemin e dëmtimit të Parkut të Liqenit Artificial pranë rrugës së Elbasanit. Në pamundësi të organizimit të një takimi të tillë u kërkua dorëzimi i një kopjeje të lejes së ndërtimit për punimet që po kryhen.
Leave a Reply