
Cilësia shumë e dobët e ajrit është një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen vendet në Ballkanin Perëndimor. Ndotja e ajrit dhe pandemia COVID-19 kanë kontribuar në rritje të vdekshmërisë në këtë rajon. Fushata “Ballkan i Bashkuar për Ajër të Pastër” u bën thirrje institucioneve kompetente në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe qytetarëve të tyre, që të ndërmarrin veprime të përbashkëta që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe uljen e shkallës së vdekshmërisë që lidhet me COVID-19.
Grimcat e ngurta (PM) dhe SARS-CoV-2 ushtrojnë një ndikim negativ në të njëjtat qeliza dhe përbërës të qelizave, prandaj personat e infektuar, të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit, zhvillojnë simptoma më të rënda që lidhen me frymëmarrjen si pasoj e pranisë së SARS-CoV-2. Kjo shkakton forma më të rënda të COVID-19, si dhe një numër më të lartë vdekjesh.
Ekspozimi afatgjatë ndaj emetimeve të tymrave të dëmshme rrit rrezikun e prekjes nga sëmundje akute dhe kronike, kryesisht ato që prekin sistemin respirator. Si rezultat i funksionit të tij të cunguar, infeksionet priren të kenë një ndikim më të madh, përfshirë atë të shkaktuar nga koronavirusi (SARS-CoV-2).
Numri i provave dhe studimeve shkencore mbi korrelacionin midis ndotjes së ajrit dhe COVID-19 po rritet, por kanë ende disa kufizime që duhet të merren parasysh, veçanërisht fakti që nuk është kryer asnjë studim specifik në lidhje me Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne kemi nevojë për studime mjedisore dhe epidemiologjike mbi lidhjet midis ndotjes së ajrit dhe COVID-19 në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ato duhet të planifikohen dhe të implementohen me saktësi, në mënyrë që të përftojmë konkluzione dhe rekomandime adekuate për masat që duhen ndërmarrë.
Studimet e deritanishme tregojnë se ndotja e ajrit shkakton rritje të numrit të vdekjeve tek peronat e prekur nga COVID-19 – me 15% në nivel global, dhe me 19% në Europë. Për më tepër, është vënë re se një rritje prej 1 mikrogram për metër kub në përqendrimin e grimcave të ngurta, gjithashtu rrit vdekshmërinë e COVID-19 me 11%.
Brishtësia e sistemeve të kujdesit shëndetësor në vendet e Ballkanit Perëndimor bëhet edhe më e dukshme kur problemit të ndotjes së ajrit i shtohet dhe pandemia e COVID-19. Në spitalet e të gjithë rajonit, disponueshmëria e respiratorëve dhe e shtretërve spitalorë është e papërshtatshme, dhe për vite me radhë jemi përballur me problemin e migrimit të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe numrit të mangët të stafit që punon në njësitë e kujdesit intensiv.
Me fushatën e “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër”, ne kërkojmë që vendimmarrësit të rrisin nivelin e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të sektorit të kujdesit shëndetësor në proceset e vendimmarrjes, në mënyrë që të sigurojnë integrimin në kohë të masave të kujdesit shëndetësor në politikat që fokusohen në mbrojtjen e mjedisit. Përveç kësaj, është e nevojshme të përmirësohet efikasiteti i zbatimit të ligjit dhe vendimmarrjes në fushën e mbrojtjes së mjedisit, në mënyrë që të ketë përfitime më të mëdha shëndetësore dhe ekonomike për të gjithë qytetarët.
Ne besojmë se është e nevojshme të integrohen masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit në politikat publike dhe planet e ndihmës për COVID-19, në përputhje me angazhimet e marra përsipër në kuadër të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, i cili u miratua nga të gjitha shtetet.
Për më shumë informacion mbi fushatën, mund të kontaktoni:
Kledisa Çela, Kordinatore Projektesh
Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit
Sh.Avni Rustemi, Pall. Teuta Konstruksion,Tirane
Emai: kledisa.cela@hotmail.com