Posted by: ekolevizja | January 10, 2019

Trajnim mbi parimet e përgatitjes dhe zbatimit të projekteve

48417616_10156489691272561_7215215272511143936_n

Një trajnim 4-ditor për organizatat e shoqërisë civile nga Shqipëria dhe Maqedonia mbi Ciklin e Menaxhimit të Projekteve u zhvillua në Tiranë, më 17-20 Dhjetor 2018. Trajnimi mblodhi 25 OSHC të cilat patën mundësinë të dinë parimet e menaxhimit të projektit dhe fituan kuptimin dhe mjetet e Menaxhimit të Ciklit të Projektit, parimet themelore për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve me cilësi të mirë.

Rezultatet nga ky trajnim:

  • Pjesëmarrësit dinë parimet e menaxhimit të projektit;
  • Pjesëmarrësit janë në gjendje të bashkojnë një plan efektiv të projektit (burimet financiare dhe njerëzore, linja kohore)
  • Pjesëmarrësit njohën hapat kryesorë në shkrimin e propozimit të projektit
  • Pjesëmarrësit kanë pikëpamje të qartë për ciklin e projektit

Veprimtaria kombinoi leksione, punë grupore, ushtrime skenari dhe praktika aftësie. I gjithë trajnimi ndoqi një qasje interaktive ku pjesëmarrësve iu kërkua kontribut dhe reflektim.

Trajnimi ishte pjesë e projektit “GEAR – Ekonomia e Gjelbër për një Zhvillim Rajonal”, që ka si qëllim rritjen e aktiviteteve dhe ndikimit të organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia, në mbrojtje të mjedisit përmes rrjeteve, duke forcuar kapacitetet e tyre dhe duke promovuar ekonominë e gjelbër. Mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian!
Projekti realizohet në partneritet me organizatën FORS Mal i Zi i cili është dhe koordinatori i projektit, Qendra EDEN nga Shqipëria, SMART Kolektiv nga Serbia, Qendra për përkrahje dhe zhvillim nga BiH, EKO Svest nga Maqedonia dhe Shoqata Slap nga Kroacia.

Përveç trajnimeve, projekti përfshin një sërë aktivitetesh që synojnë përmirësimin e mëtejshëm të kapaciteteve dhe ndikimeve të OShC-ve në mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e ekonomisë së gjelbër, si: familjarizimi me modelet e praktikave të mira në ekonominë e gjelbër dhe sipërmarrjen e gjelbër përmes vizitave studimore në BE dhe prezantimet e organizuara në vendet e synuara, subgrantime për organizatat e shoqërisë civile, konferencat rajonale për ekonominë e gjelbër dhe sipërmarrjen e gjelbër, zhvillimin e një Studimi mbi mundësitë për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër në rajonin e synuar.

Për më shumë informacion mbi projektin mund të kontaktoni Albana Joxhe,
email: albana.bregaj@eden-al.org, Qendra EDEN.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: