Posted by: ekolevizja | January 9, 2019

Qeniet njerëzore kanë ndryshuar ekuilibrin e natyrës

në natyrë, asgjë nuk ekziston e vetme

“Në natyrë, asgjë nuk ekziston e vetme.”
Rachel Carson, 1962

Dhurata e natyrës për planetin tonë janë miliona specie që ne i njohim dhe i duam, dhe shumë më tepër që kemi ende për të zbuluar. Fatkeqësisht, qeniet njerëzore kanë ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme ekuilibrin e natyrës dhe bota po përballet me një zhdukje masive të specieve në shkallën më të lartë të zhdukjes qëkur humbëm dinozaurët 60 milion vjet më parë. Por ndryshe nga fati i dinozaurëve, zhdukja e specieve në botën tonë është rezultat i zhvillimit njerëzor. Shkaqet janë të shumta: ndryshimet klimatike, shpyllëzimi, humbja e habitatit, ndotja, bujqësi e paqëndrueshme dhe pesticidet, dhe ndikimet janë shumë të mëdha. Nëse ne nuk veprojmë tani, zhdukja mund të jetë trashëgimia jonë më e qëndrueshme.

Fakte

  • Numri i kafshëve që jetojnë në tokë ka rënie me 40% që në 1970.
  • Popullsia e kafshëve detare gjithashtu ka rënie me 40% në përgjithësi.
  • Në përgjithësi, 40% e 11,000 specieve të shpendëve në botë janë në rënie.
  • Popullatat e kafshëve në ekosistemet e ujërave të ëmbla kanë rënë me 75% që nga viti 1970.
  • Popullsia e insekteve ka humbje midis 60 dhe 75% në disa vende të botës.
  • Rreth një e katërta e shkëmbinjve të koraleve në botë janë dëmtuar dhe 75% e tyre janë në rrezik nga streset lokale dhe globale.
  • Është vlerësuar se njerëzit kanë modifikuar më shumë se 50% të sipërfaqes së Tokës, e cila ka ndikuar shumë në ekosisteme, si dhe gamën në të cilën ekzistojnë lloje të veçanta të kafshëve të egra.

 

Burimi: Earth Day Network

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: