Posted by: ekolevizja | November 9, 2018

Shoqëri pjesëmarrëse në vendimmarrje

degjese.jpg

Vendimmárrj/e: E drejta për të marrë vendim.
Roli i shoqërisë civile në vijimësi është plotësuar nga kuadri ligjor për të rritur ndikimin në procesin vendimmarrës në sektorin e mjedisit. Kuadri ligjor në këtë pjesë plotësohet si me ligjin “Për të drejtën e informimit”( https://bit.ly/2SQfyXZ)  apo në lidhje më procesin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis me VKM “Për përcaktimin e rregullave, të kërkesave e të procedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore” https://goo.gl/5KpK5p .

Qendra mjedisore EDEN së bashku me 4 organizatat partnere zbatuese të projektit “Shoqëri pjesëmarrëse në vendimmarrje” https://goo.gl/sCKiL8  kanë ndjekur në mënyrë intensive në 5 qyteteve të Shqipërisë 20 dëgjesa me publikun gjatë periudhës mars 2017- shtator 2018 (7 dëgjesa për raportet e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, 7 dëgjesa për leje mjedisore dhe 6 dëgjesa për Vlerësime Strategjik në Mjedis). Vlerësohet mbi të gjitha përpjekjet për ti kushtuar rëndësi konsultës së publikut sipas kuadrit ligjor, por procesi ka mjaft mangësi si në mënyrën e njoftimit, në zhvillimin e dëgjesës dhe në përmbajtjen e vetë dëgjesës së zhvilluar. Në mënyrë që procesi të jetë sa më cilësor dhe të forcohet zbatimit i kuadrit ligjor përkatës, gjatë pjesëmarrjes në dëgjesa të organizatave janë vërejtur momente delikate për të cilat nevojitet një ndërhyrje e shpejtë është e nevojshme.

Mënyra e njoftimit: forma elektronike nuk mund të vlerësohet si një nga mënyrat kryesore të njoftimit, duhet të përdoren të gjitha mënyrat e tjera për të arritur publikun; faqet e Drejtorive Rajonale të Mjedisit (DRM)duhet të përmbajnë të gjithë informacionin e saktë për dëgjesën me publikun për vendin e saktë të zhvillimit të dëgjesës dhe dokumentacioni shoqërues për dëgjesën të shkarkohet nga faqja e DRM-së

Zhvillimi dhe cilësia e dëgjesës: Raportet e VNM-së duhet të rrisin cilësinë e përmbajtjes së tyre si në shkrim apo në çështjet që duhet të trajtohen në brendësi të raportit. Gjuha e përdorur dhe në raportet jo teknike duhet të jetë edhe me e thjeshtë për tu kuptuar nga publiku. Për të lexuar drejtë një raport VNM-je vjen në ndihmë “Listë kontrolli për shqyrtimin e studimeve  të vlerësimit të ndikimit mjedisor” https://goo.gl/JyBZZi  e hartuar në kuadër të projekti CO-SEED.  Faqja e AKM-së duhet të bëjë transparent procesverbalet e mbajtura nga DRM-të dhe gjithashtu të bëjë transparente dhe argumentet për mos marrjen parasysh të komenteve të dërguara për raportet e konsultuara.

Këto janë disa nga çështjet delikate të ngritura të cilat i janë adresuar në datë 31/10/2018  Agjencisë Kombëtare të Mjedisit me anë të një letre.
Për më shumë mund të lexoni: “Përmbledhje e rasteve të ndjekura në kuadër të zbatimit të projektit dhe letrën drejtuar Agjencisë Kombëtare të Mjedisit” https://bit.ly/2QljwpR  dhe kronikën “Të heshturit e publikut” https://bit.ly/2SSe3bI .

Projekti “Shoqëri pjesëmarrëse në vendimmarrje” nëntor 2016- tetor 2018 është zbatuar në Shqipëri, nga Qendra mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN) në Tiranë; Klubi Ekologjik Elbasan (KEE) në Elbasan; Për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore (PMSM) në Berat; Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër (AIC) në Shkodër; Qendra për Kërkim, Bashkëpunim dhe Zhvillim (CRCD) në Vlorë. Projekti është mundësuar nga projekti “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED) http://co-seed.eu/  me fonde të Bashkimit Evropian dhe që zbatohet nga INCA http://www.inca-al.org/sq/ .

degjese 2.jpg

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: