Posted by: ekolevizja | May 14, 2018

Betejat për të shpëtuar lumenjtë e fundit të pacënuar të Evropës

Foto nga Ekoalbania

Nga: Qendra “Grupimi Ekolëvizja”

Premiera e filmit “Zemra Blu”, realizuar nga Patagonia, u shfaq në datë 6 Maj në Tiranë, në mjediset e Kinema Millenium. Filmi paraqiti një histori të mbrojtjes së lumenjve të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Filmi “Zemra Blu” dokumenton përpjekjet për të mbrojtur lumin më të madh të pacënuar në Evropë, Vjosën, përpjekjet për të shpëtuar rrëqebullin e rrezikuar të Ballkanit në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni si dhe evidenton protestat e vazhdueshme disa mujore (për 325 ditë rresht) të grave të Kruščica-s, në Bosnjë e Herzegovinë, të cilat po mbrojnë ujin si burimin e vetëm të jetesës për komunitetin, nga hidrocentralet.
Filmi u shfaq gjithashtu në komunitetet përgjatë luginës së Vjosës si: Tepelenë, Përmet, Qesarat (Memaliaj), Kutë (Mallakastër), Selenicë etj dhe do të shfaqet sot në dt. 14 maj në Shkodēr.  Filmi “Zemra Blu” u shfaq edhe në Kosovë, për të diskutuar mbi hidrocentralet në lumenjtë e Kosovës.

Në premierën e filmit, gjatë diskutimeve rreth problematikës që shfaqte filmi, Ulrich Eichelmann nga organizata Riverwatch, e vuri theksin në tre pika kryesore: 1. Ndikimi tek bankat ndërkombëtare për të mos mbështetur projekte të tilla; 2. Mbrojtja e çështjes nga ana ligjore, jo vetëm atyre vendase por edhe nga konventat e ratifikuara nga Shqipëria; 3. Ngritja e vazhdueshme e zërit nga komuniteti.

Filmi “Zemra Blu” mbështet fushatën “Save the Blue Heart of Europe”, që synon të mbrojë lumenjtë e Ballkanit nga rreh 3000 projekte HEC-esh te planifikuara. Fushata koordinohet nga Riverwatch dhe Euronatur në bashkëpunim me organizatat partnere në Ballkan. Partneri lokal për  Shqipërinë është EcoAlbania.

Patagonia, ka iniciuar edhe një peticion që i bën thirrje bankave ndërkombëtare të mos financojnë projektet hidroenergjetike të Ballkanit.

New Picture (8)

Foto të marra nga EcoAlbania

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: