Posted by: ekolevizja | May 9, 2018

Çfarë po ndodh në Pezë Helmes?

31286878_1520605448048055_5985326210203254784_o

Intervistoi: Klara Leka, Ekolëvizja

Prej më shumë se 10 vjetësh mbetjet e kafshëve nga thertoret hidhen në lumenj. Ditët e fundit pranë lumit Erzen janë gjetur mbetje nga thertoret të cilat kanë qenë të mbuluara me pemë të prera. Nga informacioni i publikuar kanë reaguar autoritetet shqiptare: Policia e Shtetit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Bashkia Tiranë, Inspektoriati i Mjedisit dhe AKU, për të ndjekur penalisht dhe për të ndaluar autorët. Këto mbetje shkaktojnë shumë probleme në mjedis dhe shëndet. Në lidhje me këtë temë kemi zhvilluar një intervistë me Endri Haxhiraj, Ekspert në shëndetin publik, sigurinë ushqimore dhe mjedisin, Msc Shëndet Publik Veterinar.

Cili është rreziku për banorët?

Studimet kanë treguar prej kohësh rrezikun dhe morinë e sëmundjeve të transmetueshme nga kafshët tek njeriu, të njohura ndryshe si zoonoza. Shumë sëmundje mund të transmetohen jo vetëm kur kafsha është e gjallë por edhe nga inde të ndryshme pas therjes apo vrasjes së kafshëve.
Një prej sëmundjeve më të rrezikshme të transmetuara nga lëkura e bagëtisë është sëmundja e plasjes e njohur ndryshe edhe si “antrax”-i. Rreziku që vjen nga kjo sëmundje është tepër i lartë për banorët pasi është shumë e vështirë de-kontaminimi i mjedisit i cili duhet të kalojë disa trajtime dhe karantinë. Rrezik të lartë paraqesin edhe një sërë patogjenësh të tjerë klasikë si Eschericia coli.

Çfarë ndikimi kanë këto mbetje në mjedis?

Ndikimi mjedisor është shumë i lartë po të merren parasysh vendet ku depozitohen këto mbetje p.sh pranë lumenjve, që janë vende të frekuentuara dhe habitate të shumë gjallesave dhe njerëzve, si dhe jetëgjatësia e mbetjes së tyre në mjedis, p.sh agjenti i plasjes apo leptospira mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë në mjedis.
Sikurse një mori mbetjesh të tjera, edhe mbetjet nga kafshët mbartin patogjenë që mund të kalojnë në ujërat lumor ose liqenor duke shkaktuar ndotje e për pasojë dëmtimin/ kontaminimin e peshqve në këto zona.

Ku duhet të shkojnë mbetjet e kafshëve nga thertoret?

Legjislacioni Shqiptar e parashikon qartë se si duhet të menaxhohen mbetjet nga thertoret si dhe autoritetet kompetente të ngarkuara për mbarëvajtjen e këtij legjislacioni.

Në Kreun V të Ligjit Nr. 10 465, datë 29.9.2011, Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë, “Asgjësimi i Produkteve Joshtazore dhe Mbrojtja e Mjedisit”, në Nenin 78 mbi Masat parandaluese për mbrojtjen e mjedisit, përfshihet sigurimi i depozitimit të përshtatshëm të mbeturinave të lëngshme dhe të ngurta dhe trajtimi higjienik i jashtëqitjeve dhe mbeturinave të lëngshme (pika b dhe c). Këto masa merren nga personat fizikë ose juridikë, që ushtrojnë veprimtaritë për mbarështimin e kafshëve, përdorimin, tregtimin dhe transportin e kafshëve ose përpunimin e produkteve me origjinë shtazore, jo për konsum njerëzor, dhe mbeturinat shtazore.

Sipas Nenit 80, Qendrat e përpunimit pas ngordhjes shërbejnë për groposjen ose djegien e kadavrave të kafshëve, sipas rregullave sanitaro-veterinare. Këto qendra përcaktohen nga organet e qeverisjes vendore, me pëlqimin e shërbimit veterinar rajonal dhe agjencive shtetërore përgjegjëse për mjedisin.
Gjithashtu groposja ose djegia e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, post mortem, sipas pikës 1 të këtij neni, kryhet nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar.

Neni 54, mbi funksionet e njësive të qeverisjes vendore, parashikon se strukturat veterinare në njësitë e qeverisjes vendore duhet të organizojnë mbledhjen e kadavrave të kafshëve dhe të përcaktojnë vendet e groposjes ose të grumbullimit të tyre (pika dh).

Çfarë politikash duhen marrë për përmirësimin e situatës?

Për mbarëvajtjen e depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve të kafshëve nga thertoret duhet që të ndiqen dispozitat ligjore në fuqi dhe të angazhohet autoriteti vendor (bashkitë dhe mekanizmat e tyre) për të ndjekur me rigorozitet ciklin e prodhimit dhe trajtimit të këtyre mbetjeve.
Parimisht, mbetjet nga kafshët duhet të konsiderohen potencialisht të rrezikshme dhe duhet të trajtohen me kujdes, njëlloj sikurse mbetjet spitalore. Pjesët që mund të riciklohen ose ripërdoren duhet të marrin një trajtim higjienizues për të shmangur çdo rrezik të mundshëm. Gjithashtu duke parë dhe mundësitë aktuale infrastrukturore, kostot dhe burimet njerëzore, mund të nxiten edhe politika për reduktimin e shfrytëzimit të kafshëve duke krijuar më pak mbetje prej tyre.

31301467_1520605531381380_3466113172799225856_o

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: