Posted by: ekolevizja | December 27, 2017

Moratoriumi, ligji i madh për mbrojtjen e pyjeve nuk frenon prerjet e paligjshme

25630369_10212710206567826_968040668_n

Në Korçë, Bulqizë etj. ka fabrikë paletesh, që punojnë me drurin e pyjeve, që bie ndesh me ligjin e moratoriumit të pyjeve. Gjithashtu, neni 2 i këtij ligji (Ligji Nr. 5/2016) ndalon eksportin e lëndës së drurit të papërpunuar. Ndërkohë që në Librazhd (Mali i Polisit, Sopot, Stravaj) etj. vazhdon prerja e pakontrolluar e pyjeve që përdoren për eksport. Inxhinieri i pyjeve, njëkohësisht edhe drejtues i Klubit Ekologjik Elbasan, z. Ahmet Mehmeti, shprehet për gazetën ECIM në lidhje me këtë problematikë dhe masat efektive që duhen marë. Nga ana tjetër, ai evidenton edhe përmirësime, në drejtim të mbrojtjes së pyjeve, që kanë ardhur si rrjedhojë e ligjit të moratoriumit të pyjeve.

1. Pse nuk po zbatohet ligji i moratoriumit të pyjeve?

Fabrikat e paleteve kudo ku funksionojnë kanë për detyrim të punojnë me mbeturina druri. Qëllimi i tyre është të përdorin çfardo mbeturinë organike të aftë për të prodhuar energji të ripërtëritshme (energji të gjelbër) nga mbetjet organike drusore, bujqësore etj.Çdo prerje e paligjshme dënohet sipas dispozitave ligjore. Përgjegjësia për mos zbatimin e ligjit është e dëmtuesve të pyjeve si dhe organeve kompetente të ngakuara për mbrojtjen e tyre.

2.Në dijeninë tuaj, a ka raste të gjobitjes ndaj shkelësve të këtij ligji?

Ka shumë raste të procedimeve, gjobitjeve dhe ndjekjeve e dënimeve të shkelësve të Moratoriumit të ndodhura në Librazhd dhe në rrethe të tjera të Shqipërisë.

3.Përpos problematikave, a evidentoni në disa zona pyjore përmirësime që kanë ardhur si rrjedhojë e këtij ligji?

Nga natyra e punës sime, më bie rasti të kontrolloj pothuaj gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe konstatoj se në shumë zona pyjore ka përmirësime të dukshme në mbrojtjen e pyjeve, që kane ardhur si rrjedhojë e këtij ligji.

4.Cilat janë masat efektive që mund të merren në drejtim të mbrojtjes së pyjeve?

Masat kryesore efektive për mbrojtjen e pyjeve janë: zbatimi rigoroz  i ligjeve përkatese, bashkëpunimi midis pronarëve të pyjeve si: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Bashkitë, Inspektoriati i Mjedisit dhe Pyjeve por edhe bashkëpunimi me shoqërine civile e cilindo që interesohet për mbrojtjen e natyrës. Zbatimi i sanksioneve të parashikuara në ligj është masa kryesore për jetësimin e Moratoriumit të Pyjeve.

Intervistoi: Alisa Peçi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: