Posted by: ekolevizja | July 31, 2017

Njerëzit e nisin ndotjen. Njerëzit mund ta ndalojnë atë.

Në një nga reklamat më ikonë të shekullit të njëzetë, një amerikan vendas (në të vërtet ishte një italian i veshur si amerikan vendas) lundronte përmes një lumi të mbushur me plehra. Ai shkarkonte dhe ecte përgjatë bregut si një pasagjer makine që hedh një qese mbeturinash nga dritarja. Pasi aparati fotografik zmadhon një lot të vetëm që rrjedh në faqe, transmetuesi bën të ditur “Njerëzit e nisin ndotjen. Njerëzit mund ta ndalojnë atë.”

Kjo reklamë e vitit 1971, vetëm një vit pas festimit të parë kombëtar të Ditës së Tokës, kishte një ndikim të madh në një gjeneratë duke hapur sytë ndaj shqetësimeve mjedisore. Fëmijët dhe të rinjtë e shihnin atë pa pushim, ndanë pikëllimin e Indianit dhe u zotuan për të bërë ndryshime në jetën e tyre individuale për të ndaluar ndotjen. Kjo ishte përgjigjja që pikërisht krijuesit e reklamës shpresonin: veprim individual. Reklama nuk u prodhua nga një fushatë për të mbrojtur mjedisin por nga një fushatë për të mbrojtur vetë idividët.

Në vitin 1953, një numër i kompanive të përfshira në bërjen dhe shitjen e shisheve të pijeve të gatshme krijuan një grup që ata mbajnë deri në ditët e sotme, e quajtur “Mbani Mjedisin Pastër”. Që nga fillimi, “Mbani Mjedisin Pastër” ka punuar me zell për të siguruar që mbeturinat janë parë si një problem i zgjidhur nga përgjegjësia e përmirësuar individuale, pa rregulla të rrepta ose fatura shishesh. Madje shpikën termin “plehra-hedhësit” për të identifikuar individët fajtorë. Duke përhapur sloganin “Njerëzit e nisin ndotjen, njerëzit mund ta ndalojnë atë,” “Mbani Mjedisin Pastër” e zhvendosi në mënyrë efektive vëmendjen nga ata që projektojnë, prodhojnë, tregtojnë dhe përfitojnë nga të gjitha ato shishe dhe kanoçe njëpërdorimshme që përfundojnë në lumenj dhe rrugë. Si pjesë e kësaj përpjekje, “Mbani Mjedisin Pastër” shkaktoi reklamën famëkeqe “indiani që qan” kundër plehrave.

Funksionoi. Gjatë dekadave të fundit, tema e rolit të individit ne shkatërrimin e mjedisit dhe përgjegjësinë e individit në rregullimin e saj, vetëm duke u forcuar më shumë, jo vetëm nga “Mbani Mjedisin Pastër”, por nga qindra biznese, nga qeveria, nga individët dhe organizatat. Sot, listat “10 gjëra të thjeshta që mund të bëni për të ruajtur mjedisin” janë të bollshme. Faqja e internetit Lazy Environmentalist ju dërgon email-e të rregullta me këshilla për blerjet dhe mirëmbajtjen e shtëpisë tuaj në mënyrë të gjelbër, duke nënkuptuar se me të vërtetë mund ta shpëtojmë mjedisin pa ndërprerë punën e nisur. Recyclebank, e cila sponsorizohet nga Coca-Cola, shpërblen individët për rritjen e përdorimit të tyre të riciklimit të shisheve njëpërdorimshme për pije dhe paketimeve të tjera. Pjesëmarrësit që hedhin më shumë shishe njëpërdorimshme në kazanin e riciklimit shpërblehen me më shumë pikë që mund ti përdorin për të bërë pazar.

Mbledhja e mbeturinave, mbajtja e çantave të ripërdorshme në dyqan, përdorimi i biçikletës në vend të makinës- të gjitha këto janë gjëra të mira për tu bërë dhe ka shumë arsye për ti bërë ato. Ato tregojnë shqetësimin tonë, duke shpresuar që sigurojnë sugjerime dhe fakte sociale për miqtë dhe fqinjët që të ndjekin udhën tonë. Gjelbërimi i veprimeve tona të vogla të përditshme sjell në harmoni vlerat dhe veprimet tona, që të ndihemi mirë. Si profesor i shkencave politike Michael Maniates shprehet se “Veprimet e vogla të përditshme të konsumit të gjelbër janë momente të rëndësishme të ‘jetuarit ndërgjegjshëm’: ato shërbejnë si kujtues i përditshëm i vlerave tona dhe të përpjekjeve të mëdha para nesh. Por këto veprime individuale janë të buta kur krahasohen me sfidat para nesh dhe nuk mund të arrijmë llojin e ndryshimit që na nevojitet sot.” Siç shpjegohet në The Story of Change, filmi më i fundit në internet nga The Story of Stuff Project, këto veprime të vogla janë një fillim i mbarë.

Përshtati: Klara Leka

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: