Posted by: ekolevizja | May 22, 2017

Banorët kundërshtojnë HEC-et në luginën e Bënçës!

Nga: Alisa Peçi

Bënça është një fshat i vogël, që shtrihet në jug të qytetit të Tepelenës , 6 km larg tij. Lumi i Bënçës rrjedh nga burime të ftohta në malet e Lekdushit dhe Progonatit, bashkohet me lumin e Vjosës në veri të qytetit të Tepelenës dhe derdhet në detin Adriatik.

As lugina e mrekullueshme e Bënçës, me kanione dhe një biodiversitet të pasur, nuk ka shpëtuar nga makutëria e disa njerëzve të cilët duan të ndërtojnë hidrocentrale (njësoj si në Valbonë). Në luginën e Bënçës janë parashikuar të ndërtohen 8 hidrocentrale, 2 prej të cilave kanë filluar punimet.

Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” zhvilloi në dt. 20.05.2017, një takim me komunitetin për të diskutuar mbi problematikat e dy HEC-eve që kanë filluar të ndërtohen në luginën e Bënçës.

Banorët u shprehën të shqetësuar ndaj ndikimit të HEC-eve në jetën e tyre ekonomike. Marrja e ujit të lumit për hidrocentrale, do të cënoj aktivitetin e tyre ekonomik që është i bazuar kryesisht në blegtori dhe në mbledhjen e bimëve medicinale.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, z. Auron Tare, u shpreh se zhvillimin e fshatit Bënçë e sheh tek turizmi dhe jo tek hidrocentralet, pasi zona është mjaft aktraktive për turistët, me pasuri të shumta natyrore dhe kulturore. Hidrocentralet do të rrezikojnë kanionet e Nivicës të cilat janë monumente natyrore të mbrojtura me ligj, Tarracën Erozive të Bënçës etj.

Sipas drejtuesit të Bashkisë Tepelenë, z. Tërmet Peçi hidrocentralet janë një gangrenë, që do i detyrojnë banorët, fëmijët e tyre dhe brezat e ardhshëm të largohen nga vendi i tyre. Ai ka shprehur gjithmonë qëndrimin e tij në mbështetje të komunitetit kundra HEC-eve dhe do të vazhdoj t’a bëj një gjë të tillë.

Tahiri, një burrë i moshuar nga fshati Bënçë, u shpreh se nuk u ka mbetur gjë tjetër të bëjnë, vetëm të qëllojnë me gurë ndaj kompanisë së HEC-eve.

Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”, sugjeroi të ndiqet rruga ligjore duke ju drejtuar gjykatës, per të cilën banorët dakortësuan.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Programit ACHIEVE, zbatuar nga Milieukontakt Albania, EcoAlbania dhe LexFerenda, mbështetur nga REC Shqipwri dhe financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: