Posted by: ekolevizja | March 13, 2017

Ligj specifik për Ndryshimet Klimatike

Nga: Laureta Dibra, përgjegjëse e sektorit të ajrit dhe ndryshimeve klimatike, Ministria e Mjedisit

Ne kemi ligjin e mbrojtjes së mjedisit, nga ku mund të merrnim spunto për të hartuar aktet nënligjore, por e pamë që ishte një bazë ligjore e mangët për të adresuar të gjitha çështjet e ndryshimeve klimatike. Tashmë ka ardhur momenti për të hartuar një ligj specifik për ndryshimet klimatike, pasi edhe paketa ligjore e BE-së në këtë fushë është zgjeruar.

Aktualisht, po realizohet një proçes konsultimi me të gjithë aktorët për ligjin e ndryshimeve klimatike, me institucionet që janë përgjegjëse për t’a zbatuar këtë legjislacion. Pjesëmarrja e të gjithë aktorëve në këtë proçes paraqet një garanci për të ardhmen për t’i angazhuar këto institucione, për ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për zbatimin e legjislacionit, qoftë në fushën e reduktimit të gazeve me efekt serë, qoftë edhe në fushën e përshtatjes së ndryshimeve klimatike. Ky ligj ka për qëllim të adresohen të gjitha problematikat që lidhen me ndryshimet klimatike, veçanërisht përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike.

Ligji ka në fokus edhe zbatimin e Marrëveshjes së Parisit, që Shqipëria e ratifikoi në korrik të vitit 2016, për të cilën ka detyrime për t’u zbatuar. Në këtë ligj do të shprehen qartë edhe detyrat institucionale për të zbatuar angazhimet ndërkombëtare që ka vendi, por njëkohësisht edhe masat në nivel kombëtar, që lidhen me ndryshimet klimatike.

Të gjitha projektet që do të zhvillohen në fushën e bujqësisë, ujrave, blegtorisë etj. duhet të konsiderojnë ndryshimet e pritshme të klimës. Institucionet përkatëse duhet të angazhohen që në politikat e tyre të marrin në konsideratë edhe ndryshimet e klimës dhe zëri të shkoj në nivel komuniteti, tek fermeri.

Po mundohemi të sigurojmë masat e nevojshme për një zbatueshmëri sa më të madh të këtij legjislacioni në të ardhmen. Duam ta shtrijmë edhe në nivel lokal njohjen e ligjit të ndryshimeve klimatike. Paralelisht po finalizojmë edhe Strategjinë Kombëtare për Adaptimin ndaj Ndryshimeve Klimatike dhe 2 planet: një për përshtatjen dhe një për reduktimin e gazeve serë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: