Posted by: ekolevizja | March 2, 2017

Kemi ligje mjedisi, por jo një mjedis të mirë!

ferdinand-bego

Që nga viti 1992, me Samitin e Rios, mjedisi konsiderohet si një pjesë e qënësishme e zhvillimit, ku një pjesë e rëndësishme e superstrukturës sociale ishte pjesë e atij samiti: presidentë, burra shteti, media të fuqishme etj. Që nga ajo kohë, çështjet mjedisore në një farë mase kanë qenë të pranishme qoftë në media por edhe në politikbërje. Politikanët e dijnë se duke e përdorur mjedisin në fushatë bëhen më bashkëkohorë, më të ndjeshëm ndaj jetës së qytetarëve në lidhje me cilësinë e ajrit, ujit etj. dhe mund të marrin më shumë vota.

Sipas Prof. Ferdinand Bego: “Në Shqipëri, gjërat ecin me trysninë që ka qeveria shqiptare në axhendën e saj për t’u bërë pjesë e bashkësisë europiane, në të cilën mjedisi ka tjetër profil dhe duam apo s’duam duhet t’i atashohemi kësaj familjeje me të gjitha vlerat që ajo mbart, për pasojë axhenda mjedisore e të gjitha qeverive mbas 90-ës, në mënyrë të veçantë në këto vitet e fundit, gjithnjë e më shumë po bëhet e mbushur me ligje mjedisi: Ligji për Zonat e Mbrojtura, ligji për cilësinë e ajrit, ligji i mbetjeve etj. Para 90 –ës, mjedisi ka qenë më i pastër se mjedisi që është sot. Pra jetonim më mirë, nga pikëpamja e gjendjes mjedisore, sesa sot. Atëherë nuk kishim ligje mjedisi. Ajo që po ndodh në vitet e sotme është rritja e konsumizmit. Me përdorimin e gjerë të mallrave, shkëmbimeve, produkteve është rritur dhe ndotja”.

Në një farë mase, njerëzit janë bërë më të ndërgjegjshëm mbi ajrin, ujin, mjedisin që duam të shplodhemi shpirtërisht, por që nuk na ofrohet si i tillë. Politika e kupton shumë mirë që të bëhesh faktor i rëndësishëm duhet të flasësh me një gjuhë që prek interesat mjedisore të publikut, që në realitetin politik do të përkthehet në bërje ligjesh, për ato shqetësime mjedisore që kanë qytetarët.

“Qeveritë e masin suksesin e tyre me sa ligje kanë nxjerrë, sa akte nënligjore në zbatim të ligjit kanë prodhuar, sa udhëzime, VKM etj. kanë dalë në fushën e mjedisit. Nga ana tjetër ka një problem me qasjen qytetare ndaj ligjit. Qytetarët, nuk e kuptojnë rëndësinë që ka njohja e ligjit, se po nuk e njohe ligjin nuk ke çfarë zbaton, t’a ndjesh shpirtin e ligjit, t’a kuptosh pse është bërë ky ligji, cila është fryma e këtij ligji, sa ai përkthehet në interesat jetike që ata kanë për të përmirësuar jetën e tyre, për të patur një mjedis më të shëndetshëm, për një përdorim më të mirë të burimeve natyrore në shërbim të zhvillimit.

Mendësia se ligji më përket mua dhe është në dobinë time, do shumë kohë që të futet në Shqipëri, për vetë faktin se ne vijmë nga një sistem ku ligji ishte, por maliqi ishte më i rëndësishëm. Në këtë kontekst, haset vështirësi në zbatimin e ligjeve. Shpesh me padijen tonë vihemi në përballje me kundra ligjin, duke menduar se në këtë mënyrë po i bëjmë mirë vetes. Përkundrazi. Nuk po i lejmë që gjërat të gjejnë vendin e tyre dhe sistemi rregullator të jap një tjetër produkt, për të cilën shoqëria ka nevojë” – shtoi më tej për Ekolëvizjen z. Bego.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: