Posted by: ekolevizja | February 27, 2017

Shqetësuese ndotja e mjedisit, në fshatin Borizane dhe Kadias të Krujës

ndotja-e-ajrit-nga-guroret

Nisur nga ankesat e banorëve në fshatrat Borizane dhe Kadias të Krujës, të cilët ankohen se vazhdon djegia e furrave të gëlqeres, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) realizoi një mision verifikimi në terren. KShH zhvilloi takim me përfaqësues të zgjedhur, me banorë të zonës, me pronarë të kompanive dhe nga konstatimet në vend të gjendjes rezultoi se, vërehej qartë dëmtimi i mjedisit, ndotja e rëndë e ajrit që vinte në rrezik shëndetin dhe jetën e banorëve pranë guroreve. Gurorja e vendosur në truallin pronë private, shtrihej shumë pranë banesave të fshatit Borizanë, në vijë ajrore nuk i kalonte 2 km rrugë. Pronari i truallit pohoi se për këtë aktivitet nuk ishte marrë leje mjedisore.Të punësuarit, ishin mbuluar nga pluhuri i rënduar që lëshonte ky proces dhe nuk dispononin asnjë mjet mbrojtës që mund të parandalonte pasojat në pjesën e fytyrës dhe të frymëmarrjes.

Në fshatin Kadias, situata ishte alarmante. Disa persona që nuk pranuan të identifikoheshin, ishin angazhuar në djegien e lëndëve që shkaktonin ndotje të theksuar në ajër dhe tokë. Në atmosferë përhapej një tym i zi i dendur që dilte nga djegia e gurëve gëlqerorë në thellësi të kodrave. Për djegien e furrave të tilla përdoreshin grumbuj mbeturinash gomash, lëndë plastike, industriale, etj. me pasoja të rënda për shëndetin e njerëzve. Verifikimi i mësipërm krijon lehtësisht bindjen se ky aktivitet jo vetëm është i kundraligjshëm por përmban dhe elementë kriminalë sepse dëmton rëndë mjedisin, por ajo që është kryesore janë pasojat tepër të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve.

KShH e sheh të nevojshme të tërheq vëmendjen për gjendjen e përmendur më lart, aq më tepër se autoritetet shtetërore të ngarkuara për inspektime dhe kontrolle të veprimtarive të tilla, si dhe përfaqësuesit e organeve të qeverisjes vendore heshtin edhe pse janë në dijeni të kësaj gjendje. KShH i bën thirrje strukturave përgjegjëse në varësi të Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Policisë së Shtetit që në përputhje me kompetencat e tyre të ushtrojnë me urgjencë verifikimet e nevojshme dhe sipas rastit të marrin masa për t’i dhënë fund kësaj situate shqetësuese. KShH i bën thirrje organeve të qeverisjes vendore në Bashkinë e Krujës, të cilat me ndarjen e re territoriale – administrative kanë më shumë kompetenca, të jenë më aktive dhe të bashkëpunojnë me strukturat kompetente për referimin dhe zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve të banorëve të fshatit Borizane dhe Kadias. KShH do të vijojë ndjekjen e kësaj çështje, duke vënë në dijeni organet përkatëse që kanë përgjegjësi direkte për të mos lejuar aktivitete që dëmtojnë shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: