Posted by: ekolevizja | February 9, 2017

Ecuria e Moratoriumit të Gjuetisë

4271

Vitet e fundit është vënë re se roli që ka luajtur moratoriumi i gjuetisë dhe përpjekjet për të ndaluar këtë gjueti te paligjshme, ka patur efekte pozitive. Vazhdimisht është lobuar dhe është bërë thirrje që ky fenomen të reduktohet, me qëllim mbrojtjen e pasurisë së faunës. Pasuria dhe bukuria e zonave rurale dhe pyjeve, shpesh u kanë dhënë mundësi vizitorëve të gjejnë kafshë që rrallë të qëllon t’i shohësh. Shqipëria ka një potencial, jo me pak se 350 zogj vendas. Në shumë habitate janë të pranishme e të zakonshme shumë lloje shpendësh siç janë: pelikani kaçurrel, flamingo, rosat e egra e lloje të tjerë të shpendëve emigratore në laguna.

Ajo cka vihet re është se, Shqiperia edhe pse një vend me sipërfaqe relativisht të vogel, ka një florë e faunë shumë të pasur. Por, fatekeqësisht e përkthyer ndryshe, kjo pasuri sa vjen e reduktohet deri në rrezikshmëri të zhdukjes. -Dhe pyetja lind natyrshëm: – A ka gjasa që këta lloj shpendësh të rigjejnë përsëri habitatin e tyre? -Vështirë t’i japësh një përgjigje të sigurtë. Në gjithë pasurinë që ka fauna jonë, mund të evidentoj se disa prej këtyre lloj kafshësh janë në rrezikshmëri alarmante zhdukje. Disa prej tyre janë: Rosa e egër, Dhelpra, Pata e egër, Thëllëza e malit dhe e fushës, Gushëkuqi, Turtulli, Grifsha, Huta, Pëllumbi i egër, Lepuri i egër etj. Keshtu që duke parë situatën, qëndrimi karshi këtij fenomeni duhet të jetë sensibilizues, me qëllim që ky problem të mos degradojë në katastrofë ekologjike.

Nga këto vëzhgime, që janë bërë kohët e fundit, rastet konkrete vijnë nga zëra të banorëve të periferisë së qytetit. Këta banorë janë shprehur se kanë dëgjuar krisma armësh. Ky fakt shqetësues ka prekur dhe indinjuar jo vetëm ambientalistët por edhe dashamirësit e tjerë të natyrës. Edhe pse është ndaluar me ligj gjuetia, përsëri janë vënë re raste abuzimesh në këtë veprimtari, deri në dalje jashtë kontrollit, që do të thotë dëmi si në florë e në faunë ka qenë mbi normat e lejuara. Në raste të tilla qeveria duhet të marrë masa për parandalimin e dëmit të metejshëm ashtu sikurse edhe për rikuperimin e gjendjes, për t’a vendosur në parametrat e duhura ligjore. Përpos këtyre, mund të themi që në bazë të lobimit permanent që i është bërë kësaj situate, ka patur efekte pozitive dhe janë dhënë rezultate. Medalja e anës pozitive është që, me vendosjen e moratoriumit, përmirësimi i situatës është i ndjeshëm, vërehen ndryshime në avantazh e në favor te faunës. Por duhet theksuar se kjo situatë duhet të rikuperohet akoma dhe më tepër në vazhdimësi e duhet të ketë arritje në parametrat e duhura të ekuilibrit të natyrës mjedisore.

Nga: Xhiliola Lama, SEEP

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: