Posted by: ekolevizja | January 9, 2017

Smartfoni, një potencial i madh mjedisor

15672511_1068178503290754_4620234161127492990_n

Përgatiti: Alisa Peçi

Qendra “Grupimi Ekolevizja” zhvilloi në dt. 20 dhjetor, aktivitetin përmbyllës të konkursit “Smartfon per mjedisin”, ku konkuruan 12 filma. Në të gjithë proçesin e realizimit të këtij konkursi (mbi 1 muaj), vlen të theksohet interesi mjaft i madh i të rinjve, për të marrë pjesë në konkurs.

Konkursi “Smartfon për mjedisin”, kishte si qëllim aktivizimin qytetar për të realizuar filma, me fokus evidentimin e dëmtimeve mjedisore dhe interpretimin e shkeljes së ligjeve. Filmat që morrën pjesë në konkurim, trajtuan një larmi problematikash mjedisore si: shkatërrimi i lumenjve nga HEC-et, ndotja e ajrit nga makinat, masakra e pyjeve, ndotja e qytetit dhe e lumenjve nga mbetjet, mungesa e informimit qytetar psh. për landfillin e Mbrostarit në Fier (shkelje e konventës së Aarhusit) etj.

Filmat u shfaqën përpara audiencës dhe jurisë dhe pas çdo filmi u krijua një hapësirë për pyetje dhe diskutim. Secili konkurent pati mundësi të shpjegonte arsyen e përzgjedhjes së një problematike të caktuar për t’a trajtuar në film, rëndësinë që ka njohja e ligjeve nga publiku, kontributin që japin filmat e tyre në sensibilizimin e mbrojtjes së mjedisit shqiptar etj.

Të pranishmit, u habitën me shumë fakte të dëmeve kolosale mjedisore, që një pjesë prej tyre nuk i njihnin më parë (psh. masakra e pyjeve në Librazhd, ndotja e lumit të Tërkuzës nga mbetjet që është në administrimin e Bashkisë së Kamzës, etj.). Këto problematika mjedisore u përcollën tek publiku, nëpërmjet filmave të realizuar me një mjet fare të thjeshtë si smartfoni, pa patur nevojë për një kamera profesionale.

Në fund të aktivitetit, juria u mblodh për të përcaktuar fituesit e 4 çmimeve. Juria përbëhej nga: ekspertja e mjedisit z. Emirjeta Adhami dhe gazetarët z. Mentor Kikia dhe z. Agim Pipa.
Përpara se të jepte çmimet, juria vlerësoi të gjitha filmat, të cilat ishin të një niveli cilësor si dhe inkurajoi të rinjtë, të vazhdojnë të përdorin smartfonin e tyre, si një mjet mjaft të dobishëm per të informuar në kohë reale, mbi dëmtimet mjedisore me të cilat ata përballen në përditshmërinë e tyre.

Fituesve ju dhanë çertifikata dhe çmimet përkatese.
Fituesja e çmimit të I –rë (150 Eu) u shpall Erdjola Terziu, me filmin: “Moratoriumi dhe pyjet”
Fituesja e çmimit të II- të (100 Eu) u shpall Alketa Kopaci, me filmin: “Shebeniku nën kthetrat e HEC-eve
Fituesit e çmimit të III-të (50 Eu) u shpallën Dori Lyla dhe Jetmira Halilaj me filmin: “Ndotja e ajrit në Tiranë”
Cmimi special (dhurimi i një biçiklete) ju dha Luan Hykaj me filmin “Ndotja e ajrit nga makinat dhe industritë”

Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit #ACHIEVE, zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga European Union in Albania.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: