Posted by: ekolevizja | December 22, 2016

Takim në Komisionin Parlamentar, për projektligjin e Energjive të Rinovueshme

takimi-ne-grupin-parlamentar

Organizatat mjedisore u ftuan në Komisionin Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, për të diskutuar në lidhje me projektligjin e Energjive të Rinovueshme (dt. 13/12/2016). Këtë projektligj, organizata “Grupimi Ekolëvizja” ja kaloi disa ekspertëve sllovakë në fushën e energjive të rinovueshme, partnerë në projektin “Clean Energy for Albania”, për të ofruar ekspertizën e tyre.

Komentet e Ekolëvizjes në Komisionin Parlamentar në lidhje me projektligjin e Energjive të Rinovueshme (këtu janë reflektuar edhe sugjerimet e ekspertëve sllovakë)

• Proçesi i hartimit dhe diskutimit të draft ligjit me grupet e interesit dhe me shoqërinë civile ka qenë i mbyllur dhe jo transparent.
• Formulimi i draft ligjit është mjaft i komplikuar dhe kjo nuk shprehet qartë dhe thjeshtë për t’u kuptuar, se si do të jetë mbështetja për të realizuar Energjinë e Rinovueshme të diellit dhe të erës (diversifikimi i burimeve të energjive të rinovueshme).
• Neni për qasjen në rrjet të prodhuesit të energjisë është një qasje pozitive e këtij ligji. Sipas këtij akti nuk evidentohet se si merret përfitimi financiar, kur një familje do të prodhoj energji nga dielli dhe era. Kjo është prekur në mënyrë të paqartë. Ligji është i afërt me skemen e tarifës Feed, por nga kjo skemë ka rregulla shumë të paqarta dhe varet nga rregullat e ardhshme, gjë që është bazë për korrupsion dhe pengesa nga institucionet (Shpjegim: Në botë, skema e tarifës Feed ofron pagesë cash për familjet që prodhojnë energjinë e tyre elektrike në shtëpi dhe e shesin atë në rrjet, duke përdorur teknologji të rinovueshme të tilla si panele diellore fotovoltaike).
• Ligji nuk nxit mundësinë për të ndërtuar instalimet në shtëpi.
• Zbatimi i saktë i këtij ligji nuk nxit instalimin në shtëpi (dmth instalimin e vogël te paneleve fotovoltaike (PV) mbi çatitë).
• Ligji i referohet rregullave të tjera ndihmëse. Kjo mund të krijojë probleme ligjore, ato mund të jenë një dekurajim i vërtetë i realizimeve të ER (Energjia e Rinovueshme). Ligji duhet të jetë i “vetë-përcaktuar”.
• Ky draft ligj është vetëm një akt formal dhe nuk është i orientuar për të ndërtuar ER sipas rregullave të BE-së dhe me respekt të një zhvillimi natyror në energjetikë.

Komentet e Milieukontakt International Albania në Komisionin Parlamentar

• Në ndryshim me ligjin e mëparshëm 138/2013, “Për burimet e energjisë së rinovueshme”, vihet re që nuk trajtohet fare neni mbi informacionin dhe trajnimin.
• Përdorimi i Burimeve të Energjive të Rinovueshme, në sektorë të tjerë (transport, bujqësi, etj) nuk përmendet fare. Targetet e Shqipërisë që janë përmendur në këtë projekt ligj nuk e kanë të parashikuar një gjë të tillë.

Në këtë takim morrën pjesë përfaqësues nga Qendra Grupimi Ekolëvizja, Qendra EDEN, Milieukontakt International Albania dhe Lex Ferenda.

Përgatiti: Alisa Peçi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: