Posted by: ekolevizja | November 25, 2016

Nevoja për qytete gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme

new-picture-1

“Ekziston një nevojë urgjente për të transformuar zonat urbane në gjithëpërfshirëse, dhe ekologjikisht të qëndrueshme,” shkruajnë autorët James Jarvie dhe Richard Mik, të Institutit Worldwatch, në librin “A mund një bëhet një qytet i qëndrueshëm?”

Qeveria favorizon grupe të vogla, të fuqishme dhe nuk është transparente, e përgjegjshme në ruajtjen e balancave shoqërore. Publikut i është mohuar qasja në informacion në lidhje me monitorimin e mjedisit.

Në planifikimin e zhvillimit të qytetit, të varfërit janë të papërfaqësuar. Në Bangkok, sistemet e reja të transportit i kanë detyruar banorët më të varfër të largohen nga zonat urbane.
Dëmet nga uragani Katrina në vitin 2005 janë ndjerë në mënyrë disproporcionale, ku të varfërit janë dëmtuar më shumë. Kjo, pasi njerëzit më të varfër ishin më të prirur se sa të pasurit për të jetuar në zonat me rrezik të lartë. Banorët më të varfër kishin më pak mundësi për t’u zhvendosur, kishin më pak qasje tek vendimmarrësit dhe nuk kishin rol në dizajnet e reja të planifikimit të zhvillimit të qytetit.

Ka ardhur koha për t’u zbatuar e Drejta e Qytetit, si një thelb i qeverisjes së qyteteve. Nëpërmjet kësaj të drejte, qytetet do të njohin të drejtat e banorëve si qytetarë për cilësinë e jetës, mjediseve të sigurta, të hapësirave publike, strehim dhe shërbime sociale e kulturore. Kjo qasje do të forcohet me angazhime të tjera ndërkombëtare, si Deklarata e Rio-s e vitit 1992, e cila garanton të drejtën e informimit dhe pjesëmarrjes në vendimmarrje.

“Sfida më e madhe për të transformuar zonat urbae, është përmirësimi i qeverisjes për të arritur qëllimin e qëndrueshmërisë, në vendet ku aktualisht qeverisja është jofunksionale, e korruptuar, joefikase dhe e paaftë”, shkruajnë Jarvie dhe Mik.

Transformimi do të varet nga transparenca dhe informimi publik. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në proçeset e planifikimit të zhvillimit të qytetit.

Përshtati: Alisa Peçi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: