Posted by: ekolevizja | September 26, 2016

Hidrocentralet rrezikojnë turizmin në Parkun Shebenik-Jabllanicë

Përgatiti: Alisa Peçi

14440953_10208737033520983_2732331685404095240_n

Në kuadër të Ditës Botërore të Lumenjve (25 shtator), grupimi mjedisor “Të mbrojmë lumenjtë” zhvilloi një monitorim në terren të HEC-eve të Rrapunit dhe të Qafë Shulit, në Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë (Librazhd).

Sipas drejtorit ekzekutiv të shoqatës Egnatia z. Agim Blloshmi, në rrethin e Librazhdit, janë dhënë koncencione për HEC-e më shumë se kudo tjetër, mbi 110 HEC-e. Ajo çka e përkeqëson edhe më shumë këtë situatë, është se rreth gjysma e tyre përfshihen në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë, e cila bie ndesh me statusin mbrojtës që ka ky park.
Një studim i zhvilluar nga eksperti austriak Ulrih Zhvarc evidenton se fragmentarizimi me shumë diga hidrocentralesh sjell degradimin afatgjatë të ekosistemit të lumit, vecanërisht në zona me vlera ekologjike të larta.

14442611_1816045291973898_1980785089_n

Ky lloj zhvillimi i gabuar jo i qëndrueshëm, i ndal rrugën zhvillimit alternativ të turizmit, pasi ky park ka potenciale të pasura natyrore dhe kulturore si: bimë endemike (psh. ylli i Alpeve), kafshë të rralla (rrëqebulli i Ballkanit, dhia e egër, derri i egër etj.), mbi 14 liqene akullnajore, kisha e Koshorishtit ndërtuar në një shpellë në shek. II para erës sonë, rrapi i Taksimit etj. Komuniteti organizon në këtë park shumë aktivitete tradicionale social-kulturore, të cilat janë frymëmarrja e këtij komuniteti. Këto janë festat tradicionale ku mund të përmendet festa “Dorëz”, që është një ndër festimet më të mëdha që komuniteti realizon, ku shpërfaqen aktivitete kulturore tradicionale (këngë dhe valle popullore, kostumet popullore tradicionale etj.) në një mjedis natyror, me pjesëmarrje nga vendi dhe të huaj. Gjithashtu brenda parkut Shebenik-Jabllanicë, zhvillohet festa e Shëngjergjit në Steblevë, Qarrishtës, Rrajcës etj.

14492521_1816347471943680_8742648253793273457_n
Sipas z. Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i shoqatës “Ecoalbania”: “Qysh prej shekujsh shqiptarët kanë ditur t’i administrojnë në mënyrë racionale burimet ujore. Ky sistem i ndarjes së ujit ka shërbyer për të racionalizuar përdorimin e ujit për fshatrat: Librazhd katund, Librazhd Qendër, Dorëz, Gizavesh, por me sa duket makutëria e kohëve të sotme ka vendosur të zhbëjë çdo traditë të mirë në këtë vend duke burgosur çdo rrëke uji në tuba qesharakë”.

14440848_982638555178083_5647535399125751867_n

Shqipëria, ka burime energjie alternative, të cilët nuk kanë kosto të konsiderueshme mjedisore, si energjia nga dielli dhe era, të cilat mund të ishin përkrahur nga shteti shqiptar.

Ky aktivitet u organizua nga shoqata lokale “Egnatia”, në kuadër të projektit Achieve, mbështetur nga REC Shqipëri dhe financuar nga European Union in Albania.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: