Posted by: ekolevizja | September 21, 2016

Jo më qese plastike, vend e pa vend!

Përgatiti: Alisa Peçi
foto-2

Në kuadër të javës së mobilitetit, Bashkia e Tiranës zhvilloi sot (dt. 21/09/2016) një aktivitet informues-ndërgjegjësues në disa markete mbi reduktimin e qeseve plastike dhe zëvendësimin e tyre me çanta të ripërdorëshme bezeje.

Në aktivitetin e zhvilluar në marketin “Ecomarket” mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë z. Veliaj, i cili u bëri thirrje nxënësve nga gjimnazi “Sami Frashëri” dhe të pranishmëve të tjerë (blerës, persona të njoftuar nga organizata “Ekolëvizja”) që të reduktojnë sa të munden përdorimin e qeseve plastike në përditshmërinë e tyre, pasi plastika do rreth 1000 vjet që të degradohet. Ai dha shembullin e tij, duke blerë produkte ushqimore të ndryshme në market, të cilat i vendosi në një çantë bezeje.

Znj. Djana Mile, drejtoreshë e mjedisit në Bashkinë e Tiranës, u shpreh në takim se në Ditën Botërore të Mjedisit, 5 Qershor 2017, me një vendim të Këshillit Bashkiak, qeset plastike do të bëhen me pagesë.

Z. Ervin Shehaj, nga organizata Green Line Albania, ngriti shqetësimin e përdorimit të qeseve plastike edhe në rastet kur blejmë bukë. Përdorimi i letrës dhe i qeseve njëkohësisht kur blejmë bukë, ka shtuar sasinë e mbetjeve.

Në këtë aktivitet morri pjesë edhe Qendra “Grupimi Ekolëvizja”, me përfaqësuese zj. Alisa Peçi e cila e përgëzoi këtë nismë, kaq të domosdoshme për një vend si yni, që e ka riciklimin e mbetjeve vendase ende në nivele të ulëta.

Ky aktivitet u zbatua në kuadër të projektit Achieve, zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga Bashkimi Evropian.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: