Posted by: ekolevizja | September 19, 2016

A përmirësohet cilësia e mjedisit me projektin e ri të sheshit të Tiranës?

hjwuw0yl

Nga Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin: “Rigjallërim i Qëndrës së Tiranës, Sheshi Skënderbej” evidentohet se nuk do të ketë pasoja sinjifikative në mjedisin e zonës gjatë fazës së ndërtimit, ndërsa pas përfundimit cilësia e mjedisit do të rritet në mënyrë të ndjeshme. Kjo, si rrjedhojë e disa elementeve pozitive që projekti përmban:

• Projekti parashikon një shesh pa makina
• Shtim të numrit të pemëve nga 223 në 1832
• Rritje e raportit të sipërfaqes së gjelbër ndaj sipërfaqes totale të sheshit nga 12% në 16%
• Reduktim të nivelit të zhurmave

Raporti evidenton gjithashtu se nuk pritet që të ketë ndikim kumulativ në asnjë nga parametrat mjedisorë, nëse do të ndërmerren masat zbutëse të rekomanduara. Kjo kërkon monitorimin në terren gjatë zbatimit të projektit, nëse këto masa do të zbatohen.

Pas përfundimit të këtij projekti, do të ketë përfunduar edhe unaza e vogël e Tiranës, e cila do të shmang hyrjen e automjeteve përmes sheshit Skënderbej, duke shmangur problemin e trafikut. Ideja kryesore e këtij projekti është rigjallërimi i sheshit, duke ja kthyer atë këmbësorëve.

Sipas koordinatorit të këtij projekti, z. Gent Agolli. “Një risi për vendin tonë në këtë projekt është këndvështrimi ekologjik në shfrytezimin e ujit të shiut në sistemin e vaditjes, ku do të ketë rreth 2100 m3 rezervuare nëntokësore uji për vaditje”.

Komente nga komuniteti dhe ekspertë në dëgjesat publike rreth këtij projekti

– Parkimi është një problem real, heqja e parkimit nga uanza e vogël bën praktikisht të pamundur të parkosh në shesh. Ideja e një parkimi nëntokësor do të ishte shumë e mirë pasi kemi mundësinë të ndërhyjmë njëherë e mirë në shesh duke zgjidhur problemin e parkimit.
– Problem i hijëzimit të sheshit. Një hapësirë kaq e madhe në verë mund të kthehet në problematike, duhen zgjidhur të paktën itinerare të hijëzuara kalimi.
– Duhen ruajtur patjetër itineraret vizuale historike siç është dukshmëria e kullës së sahatit dhe xhamisë së qytetit nga Rruga e Durrësit dhe Rruga e Kavajës, pasi janë pjesë e memorjes kolektive. Historikisht vizualiteti i këtyre objekteve nga këto rrugë ka qenë kartolina e qytetit. Gjelbërimi i dendur tenton ta bëjë të pamundur shikueshmërinë e këtyre objekteve.
– Ndryshimi i projektit duke arritur raportin 50% gjelberim dhe 50% hapesirë e ngurtë është për t’u vlerësuar si nga pikëpamja klimatike por edhe vizuale. Gjelbërimi praktikisht mbyll sheshin, një gjest aq i nevojshëm për të krijuar shesh.

Sugjerimet për parkim nëntokësor dhe ruajtja e dukshmërisë së kullës së sahatit dhe xhamisë së qytetit nga Rruga e Durrësit dhe Rruga e Kavajës janë marrë në konsideratë në projektin përfundimtar.

Ky aktivitet u zbatua në kuadër të projektit Achieve, zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga Bashkimi Evropian.

Përgatiti: Alisa Peçi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: