Posted by: ekolevizja | September 9, 2016

Takim me Drejtorinë e Planifikimit të Shërbimeve Publike mbi legjislacionin horizontal

14224847_10208606789944975_8762861886316324633_n

Në vazhdën e takimeve që po realizon Ekolëvizja me drejtoritë përkatëse të Bashkisë Tiranë, u zhvillua së fundmi një takim me stafin e Drejtorisë së Planifikimit të Shërbimeve Publike. Qëllimi i takimit ishte përcaktimi i disa projekteve të reja që do të kenë impakt mjedisor, të cilat do të shqyrtohen nga organizata hap pas hapi.

Nga diskutimi u evidentua se projekti i ri i sheshit të Tiranës është një projekt sensitiv, ku komuniteti ka ngritur problematika, në njësi të ndryshme ku janë zhvilluar konsultime publike. Për t’u informuar më shumë rreth ecurisë së këtij projekti, në javën në vijim do të zhvillohet një takim me drejtorin e Urbanistikës z. Joni Baboçi. Gjithashtu, një kopje e proçesverbaleve të takimeve me komunitetin do të merret pranë Drejtorisë së Urbanistikës, nëpërmjet një kërkese zyrtare. Ndër të tjera, proçesverbalet pasqyrojnë komentet dhe sugjerimet e komunitetit, sa persona kanë marrë pjesë etj. Këto të dhëna ndihmojnë në proçesin e analizimit të mënyrës së informimit dhe pjesëmarrjes publike (zbatimi i legjislacionit horizontal – konventa e Aarhusit) dhe për të parë se sa këto sugjerime janë reflektuar në projektin përfundimtar të sheshit të Tiranës. Gjithashtu do të bëhet një kerkesë në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për marrjen e dokumentacioneve përkatëse të projektit të sheshit (Leje Mjedisore, VNM paraprake por edhe VNM e thelluar nëse do të jetë e nevojshme).

Një projekt tjetër që mund të ndiqet nga Ekolëvizja, që u sugjerua nga drejtori i Planifikimit të Shërbimeve Publike, z. Erind Bejko është Rruga e Zallit. Konsultimet publike do të bëhen përgjatë muajive Shtator-Tetor, ku edhe Qendra “Grupimi Ekolëvizja” mund të marrë pjesë për të shprehur komentet dhe sugjerimet që mund të ketë rreth këtij projekti, ku fillimisht do të kërkohet marrja e projektit.

Projekti i reduktimit të qeseve plastike, nëpërmjet politikës së shitjes së qeseve nëpër markete, që pritet të vihet në zbatim në qershor të vitit 2017 është një tjetër projekt që do të shqyrtohet nga Ekolëvizja.

Ky aktivitet u zbatua në kuadër të projektit Achieve, zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga Bashkimi Evropian.

Përgatiti: Alisa Peçi, Qendra “Grupimi Ekolëvizja”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: