Posted by: ekolevizja | September 7, 2016

Taksa mjedisore për një zhvillim të gjelbër

Taksat mjedisore mund të kontribuojnë për një planet dhe njerëz të shëndetshëm. Ato gjithashtu mund të nxisin teknologji dhe inovacione eko-miqësore që gjenerojnë të ardhura dhe vende pune.
image_xlarge

Raporti, “Taksat e mjedisit dhe politikat mjedisore të BE-së” jep një pasqyrë të instrumenteve të bazuara në treg të tilla si: taksat, tarifat e riciklimit, ndotësi paguan etj. e krijuar në bazë të legjislacionit mjedisor të BE-së. Ajo gjithashtu analizon aplikimin e taksave mjedisore në vendet anëtare të EEA (Agjencisë Europiane te Mjedisit) dhe konsideron perspektivat e ardhshme.

Energjia, karboni dhe transporti i automjeteve janë fushat ku taksat mjedisore janë më të përdorura dhe ku gjenerohet sasia më e madhe e të ardhurave. Analiza tregon se taksa nga ndotja ekziston në shumicën e shteteve anëtare, të ardhurat e tyre janë të kufizuara, por ata kanë një potencial të madh për të ndryshuar sjelljen ndaj efikasitetit të burimeve.

Raporti thekson vlerën që taksat mjedisore kanë në zhvillimin ekonomik. Për shembull, në Suedi, GDP është rritur me 58% në vitet 1990-2013, si rrjedhojë e vendosjes së një takse të dioksidit të karbonit, që ka kontribuar në një reduktim 23% të emetimeve të gazrave serrë gjatë të njëjtës periudhë.

Gjithashtu, taksa të tilla kontribuojnë në një jetesë të shëndetshme dhe mund të nxisin teknologji dhe inovacione eko-miqësore që gjenerojnë të ardhura dhe vende pune. Këto ndihmojnë në objektivat e BE-së për reduktimin e karbonit, efikasitetin e burimeve dhe mbështesin politikat e saj strategjike mbi rritjen e punësimit. Taksat mjedisore kanë shkallë të ulët të evazionit.

Në të ardhmen, raporti vlerëson se përmirësimi i performancës mjedisore krahas ndryshimeve demografike paraqet sfida sistematike për politikëbërësit në fushën e tatimeve. Teknologjitë e reja në sektorët e industrisë dhe të transportit mund të çojnë në shkatërrimin e bazave aktuale tatimore në vendet evropiane. Për shembull, taksa e emetimeve në Hollandë, ka ndikuar që njerëzit të blejnë makina që emetojnë më pak (eko-miqësore), e cila për rrjedhojë ka sjellë në një reduktim të të ardhurave tatimore. Në Europë, taksat e karbonit priten të ulen, si rrjedhojë e pakësimit të shitjes së benzinës dhe naftës, për përmbushjen e objektivave të saj të klimës. Në të njëjtën kohë, pjesa e popullsisë që është e moshuar (> 65) do të rritet, ndërsa niveli i ofertës së punës (grup mosha 15-64) do të ulet në shumicën e vendeve, e cila çon në një reduktim të mundshëm në të ardhurat nga taksat e punës.

Duke patur parasysh këto sfida, raporti rekomandon rimodelimin e sistemeve të taksave për të qenë elastike dhe afat-gjata, për një ekonomi të gjelbër.

Përshtati: Alisa Peçi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: