Posted by: ekolevizja | July 8, 2016

Takim konsultativ me Drejtorinë e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, mbi zbatimin e legjislacionit horizontal

DSC09718

Qendra “Grupimi Ekolevizja” zhvilloi sot, më dt. 08.07.2016, një takim konsultativ me stafin e Drejtorisë së Mjedisit në Bashkinë e Tiranës (drejtoreshën znj. Djana Mile dhe ekspertët e mjedisit) për të diskutuar mbi: projektet që do të zbatohen në mjediset që administrohen nga bashkia e Tiranës, si janë realizuar konsultimet publike dhe ndikimet mjedisore të këtyre investimeve publike. Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit Achieve, mbështetur nga REC Shqipëri dhe financuar nga Bashkimi Europian.

Nga diskutimi u evidentuan disa problematika:
• Probleme në mënyrën e realizimit të konsultimeve publike. Ekspertët e mjedisit në Drejtorinë e Mjedisit të Bashkisë Tiranë janë ftuar shumë rrallë të marrin pjesë në konsultimet publike për investime publike në territorin e Bashkisë së Tiranës, ndonëse janë aktorë të rëndësishëm në këtë proçes.
• Bashkia nuk ka inspektorë të mirëfilltë mjedisi për të monitoruar zbatimin e kritereve mjedisore të këtyre projekteve. Aktualisht, ka inspektorë nga AMK (Agjencia në Mbrojtje të Konsumatorit) të cilët kontrollojnë mbi lejet mjedisore të bizneseve, por nuk kanë ekspertizë për të vlerësuar mbi zbatimin ose shkeljen e normave mjedisore.

Znj. Djana Mile, sugjeroi se ndihma më e madhe që Qendra “Grupimi Ekolëvizja” mund të jap është që të marrë në shqyrtim ato investime publike që janë në fazën e projektimit, në mënyrë të tillë që të ndiqen hap pas hapi. Për të evidentuar këto lloje investimesh, znj. Mile orientoi se duhet zhvilluar një takim me përfaqësues të Drejtorisë së Investimeve Publike, Bashkia Tiranë.

Sipas drejtuesit të Qendrës Ekolëvizja, Z. Xhemal Mato, publiku i gjerë dhe bizneset ende nuk janë të informuar sa duhet mbi legjislacionin horizontal (konventa e Aarhusit, Krimet Mjedisore). Për këtë shoqata “Ekolëvizja” do të zhvilloj disa trajnime me ekspertë të legjislacionit horizontal si dhe do të informoj-ndërgjegjësoj publikun e gjerë nëpërmjet mjeteve te komunikimit masiv (media sociale, web etj.)

Përgatiti: Alisa Peçi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: