Posted by: ekolevizja | July 7, 2016

Ndotja e ajrit nga bujqësia

image_xlarge

Emetimet e amoniakut në Evropë kanë rënë që nga viti 1990, por jo aq sa emetimet e ndotësve të tjerë, në bazë të një konvente pranuar ndërkombëtarisht të Kombeve të Bashkuara. Sipas një raporti të ri nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA), emetimet e amoniakut janë rritur në vitin 2014, që do të thotë disa shtete anëtare të BE-së, i kalojnë kufijtë e tyre përkatëse të emetimit të amoniakut sipas Konventës.

Rreth 94% e emetimeve të amoniakut (NH3) në Evropë vijnë nga bujqësia, kryesisht nga përhapja dhe përdorimi i plehrave kimike që përmbajnë azot. Amoniaku kontribuon në eutrofikimin dhe acidifikimin e ekosistemeve. Ai gjithashtu formon grimcat në atmosferë që dëmtojnë shëndetin e njeriut.

Protokolli Gothenburg në Konventën e UNECE për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët përmban angazhime për zvogëlimin e emetimeve që duhet të përmbushen nga 2010 e këtej për NH3 dhe tre ndotësit e tjerë të ajrit: oksidet e azotit (NOx), komponimet organike të paqëndrueshme jo-metan ( NMVOCs) dhe oksidet e squfurit (SOx). Përveç angazhimeve të reduktimit të shkarkimeve të përcaktuara për vende të veçanta, protokolli gjithashtu përcakton angazhimet e reduktimit për BE-në.

Raporti vjetor i Bashkimit Evropian mbi inventarin e emetimeve 1990-2014 evidenton se emetimet e NH3 ranë me 24% në mes të 1990 dhe 2014, por është rritur në BE në mes të 2013 dhe 2014 me 0.9%.
Rritja e emetimeve NH3 në vitin 2014 ishte kryesisht për shkak të rritjes në Francë, Gjermani dhe Spanjë. Katër vende (Finlanda, Gjermania, Holanda dhe Spanja), gjithashtu kanë tejkaluar kufijtë e NH3 në vitin 2014.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: