Posted by: ekolevizja | May 12, 2016

Të jetuarit përreth natyrës ndikon në jetëgjatësi

blogphoto_environment_toddlers_health

Një studim i fundit tregon se të jetosh pranë natyrës është e mirë për shëndetin, madje mund të zgjasë jetën.
Studimi i sapo botuar në revistën “Perspektivat shëndetësore mjedisore” ka evidentuar se njerëzit që jetojnë në zona të “gjelbëra”, me shumë bimësi përreth, kanë një rrezik më të ulët të vdekshmërisë. Përfitimet shëndetësore mundësohen nga përmirësimi i shëndetit mendor, angazhimi shoqëror dhe aktiviteti fizik si rrjedhojë e jetesës pranë hapësirave të gjelbra.
Hulumtimi është mbështetur në të dhënat nga një studim afatgjatë i Harvardit, financuar nga Institutet Kombëtare të Shëndetit, i cili ka mbledhur informacione shëndetësore çdo dy vjet në më shumë se 100.000 femra në SHBA që nga viti 1976. Studimi analizoi të dhënat e pjesëmarrësve duke marrë parasysh çdo vdekje që ka ndodhur dhe shkaqet e tyre. Në të njëjtën kohë, studiuesit përdorën të dhënat satelitore për të vlerësuar sasinë e bimësisë së gjelbër përreth shtëpisë së pjesëmarrësve, gjatë periudhës së studimit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: