Posted by: ekolevizja | April 12, 2016

Jo politikë politikanësh por politikë mjedisi

74127_102582816477451_5352621_n
Nga: Xhemal Mato
Meqënëse në dy debate në media për ndërtimin e parkut të fëmijëve në Parkun e Tiranës i eshte referuar qendrimit te shoqates Ekolevizja perfaqesuar nga une, po sqaroj dhe nje here publikisht qendrimin tone per te mos u keqperdorur nga politikat partiake.
Ne e vleresuam ftesen qe ju beri bashkia e Tiranes (ndonese me vonese) perfaqesuesve te shoqatave mjedisore dhe shoqerise civile, si nje mundesi direkte per te komunikuar dhe ndikuar ne ruajtjen dhe miremanaxhimin e Parkut te Madh te Tiranes ne teresi dhe per problematiken konkrete te parkut te femijve ne vecanti. Se bashku dhe me 6 shoqata te tjera mjedisore te pranishme (Eden, EPER,Milieukontakt, INCA, EcoAlbania, Bujqesia Organike) qendrimi yne ka qene unik ne keto dy ceshtje: Procesi i informimit dhe pjesmarrjes se publikut ne kete investim nuk eshte zhvilluar sipas detyrimit ligjor dhe tjetra qe ky ndertim duhet te mbeshtetet mbi nje vleresim te ndikimit ne mjedisin e Parkut dhe pastaj te kerkohet leja mjedisore. Pavaresisht se ligji aktual (lista shtojce per aktivitetet qe kerkojne vleresim mjedisor) ndertimin e nje parku femijesh nuk e perfshinte ne kerkesen per vleresim mjedisor, perseri ne kerkuam qe ai te kaloje nepermjet nje vleresimi mjedisor te pjeseshem , vetem per kete ndertim. Edhe pse kjo nderhyrje ne Park mund te kishte nje ndikim mjedisor me te vogel krahasuar me dhjetra lokale te tjera qe ndodhen ne park (qe i derdhin ujrat e zeza ne zonen perreth ose ne liqen, ku hyjne cdo dite mbi 20 furgona per femijte e shkollave etj), perseri ne e theksuam qe studimi mjedisor i tij eshte i domosdoshem dhe ne vijim ne i kerkuam drejtuesve te bashkise te vendosin qarte planin e menaxhimit te te gjithe parkut te liqenit duke theksuar vecanerisht percaktimin ligjor te statusit mbrojtes se parkut dhe kufijve te sakte te tij (i cili prej vitesh eshte kerkuar nga shoqeria civile por politika me qellim nuk e aprovon).
Parku i madh i Tiranes ka qene gjithmone nje arene e ndeshjes se dy partive politike por keto beteja kryesisht kane qene per te mbrojtur interesat fitimprurese te tyre dhe jo interesin e publikut (nga 32 lokale brenda parkut fiks 16 jane te militanteve te PD dhe 16 te atyre te PS), ndersa shoqatat mjedisore kane vetem interesin e hapesirave te gjelbera per publikun dhe mbeshtesin vetem kete politike zhvillimi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: