Posted by: ekolevizja | February 24, 2016

Pse duhet teknologjia e rezervimit te Energjisë

Ne kemi nevojë për një furnizim të sigurt, të besueshëm të energjisë elektrike per 24 orë në ditë. Ne gjithashtu duhet të bëjmë më shumë në përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, si energjinë e erës dhe atë diellore, për të reduktuar varësinë tonë nga lëndët djegëse fosile të parinovueshme si nafta dhe gazi. Por, nuk është aq e lehtë për të kaluar vetëm në përdorimin e energjisë diellore dhe të erës për të gjitha nevojat tona të energjisë. Retë e mbulojnë diellin dhe era herë është e shpejtë dhe herë e ngadalshme. Kjo do të thotë se energjia diellore dhe energjia e erës nuk janë gjithmonë në dispozicion kur është e nevojshme.
Zgjidhja e këtij problemi qëndron në ruajtjen e energjisë. Me ruajtjen e energjisë së prodhuar nga energjia diellore dhe e erës në bateri të fuqishme, arijmë të kemi një furnizim 24/7 të energjisë në dispozicion.
Ndryshueshmëria e energjisë diellore dhe e erës e bën të vështirë për ofruesit e energjisë elektrike për integrimin e tyre në rrjetin e energjisë elektrike. Rrjetet duhet të jenë të besueshme dhe të qëndrueshme dhe vazhdimisht të balancojnë kërkesën dhe ofertën e energjisë elektrike.
Instalimi i energjisë nga bankat e magazinimit në bateri, në rrjetet elektrike do të thotë qe ofruesi i energjisë elektrike mund të shtojë në rrjet energji të erës dhe diellit. Energjia e rinovueshme e magazinuar në bateri, mund të clirohet në rrjet kur është e nevojshme. Kjo e bën furnizimin e duhur me energji elektrike, dhe më të parashikueshme.
Energjia e ruajtur në bateri mund të përdoret gjithashtu në kohën e pikut, kur energjia elektrike është më shumë e nevojshme. Kjo do të thotë më pak mundësi të mbingarkimit të rrjetit dhe të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike.
Magazinimi i energjisë jashtë rrjetit
Ruajtja e energjisë ne bateri është mënyra më e mirë për njerëzit që jetojnë në zonat që nuk mund të kenë qasje të rrjetit të energjisë elektrike, ose për ata që preferojnë të jenë eficent duke e prodhuar energjinë për vete. Ata mund të lidhen lehtësisht me panele diellore ose turbina ere të vogla për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: