Posted by: ekolevizja | December 11, 2015

Drafti i ri i marrëveshjes së klimës përmban qëllime ambicioze

3112

Le Bourget, Francë – Një draft i ri i marrëveshjes ndërkombëtare për ndryshimin e klimës ka qarkulluar të enjten nga ministri i jashtëm francez Laurent Fabius, i cili i bën thirrje vendeve të “vazhdojnë përpjekjet” për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius (2.7 gradë Fahrenheit), një fitore për vendet në zhvillim të rrezikuara, të cilat kanë kërkuar një objektiv më shumë ambicioz.

Drafti 27-faqe, e cila përfshin në 12-faqe një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe në 15 faqe vendime jo-detyruese, përmban objektivin ekzistues të temperaturës 2-gradë, por përpiqet për 1.5 gradë, e cila do të mundësoj reduktimin e ndjeshëm të rreziqeve dhe ndikimeve të ndryshimeve klimatike.

Pjesa jo-detyruese e tekstit u kërkon qeverive të takohen në vitin 2019, për të rishikuar dhe ndoshta për të rritur planet e tyre të brendshme klimatike. Pjesa detyruese i kërkon qeverive të rishikojnë planet e tyre në vitin 2023 dhe të vazhdojnë shqyrtimin e atyre çdo pesë vjet pas kësaj.

Sistemi duket i projektuar për të arritur një ekuilibër ndërmjet preferencës së shumë vendeve të zhvilluara dhe të rrezikuara, për të filluar shqyrtimin e përparimin e tyre në reduktimin e emetimeve e forcimin e këtyre përpjekje para vitit 2020 dhe zotimeve që vendet në zhvillim duhet të ndërmarrin para dekadës së ardhshme.

Pjesa detyruese e tekstit gjithashtu adreson humbjet dhe dëmet që vendet e varfra pësojnë nga efektet e ndryshimeve klimatike, edhe pse ajo paraqet dy opsione divergjente. E para thjesht njeh “rëndësinë e shmangies, duke minimizuar dhe adresuar” çështjen, ndërsa e e dyta, përcakton një mekanizëm për të adresuar humbjen dhe dëmtimin.

Ka edhe ende disa çështje për t’u zgjidhur mbi dispozitat e transparencës së marrëveshjes, si dhe mbi çështjen se sa është kostoja që duhet të paguajnë vendet për të ndihmuar vendet më të varfra të përballen me efektet e ndryshimit të klimës.

Mbetet për t’u parë se si diplomatët nga rreth 200 vende do t’a shohin draftin, të cilin Fabius e hartoi, bazuar në reagimet nga negociatorët. Delegatët do të takohen të gjithë të premten natën për të diskutuar mbi dokumentin. Fabius synon t’a finalizojë marrëveshjen natën e të premtes, edhe pse ka shumë gjasa se bisedimet do të vazhdojnë në fundjavë.

Shefja e Klimës së Kombeve të Bashkuara, Christiana Figueres, e quajti draftin e ri një “fillim shumë, shumë të mirë”, por shtoi se, ” Teksti i draftit është ende i paplotë, sepse ai nuk i mbyllë të gjitha çështjet.”

Në përgjithësi, drafti i ri paraqet përparim të madh që nga fillimi i samitit gati dy javë më parë, tha Nathaniel Keohane, nënkryetari i klimës globale në Fondin e Mbrojtjes së Mjedisit.
“E shtuna duket më premtuese se e premtja, si dhe mendoj se ne kemi elementet në draft për një marrëveshje të fortë,” tha ai.

Nga: Andrew Restuccia dhe Sara Stefanini
Përshtati: Alisa Peçi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: