Posted by: ekolevizja | November 6, 2015

Breathe, paneli ekologjik që pastron ajrin e brendshëm (indoor) dhe të jashtëm (outdoor)

IMG_8310

Në mjediset e Hotel Tirana International, sot u bë prezantimi nga ekspertë italianë i produktit Breathe, i cili paraqet një mënyrë efektive në reduktimin e ndotësve të mëdhenj në mjediset e brendshme, falë dekompozimit dhe absorbimit pasiv të ndotësve të ajrit, në vendin ku është vendosur paneli. Gjithashtu panelet Breathe reduktojnë ndotjen e ajrit edhe në ambjentet e jashtme.

Veçantia thelbësore e produktit Breathe është se nuk kërkon asnjë formë energjie të jashtme për të realizuar funksionimin e tij. Ndaj është quajtur teknologji pasive, duke qenë në linjë me të gjitha politikat energjitike të Komunitetit Europian dhe atij ndërkombëtar, që favorizojnë përdorimin e teknologjive efektive sa më mjedisore, duke patur si objektiv reduktimin në maksimum të burimeve energjitike të jashtme, sidomos atyre fosile.

Elementët e dëmshëm në ajër që eleminohen nga Breathe janë:
• Dioksidi i karbonit (CO2)
• Monoksidi i karbonit (CO)
• Dioksid azoti (NO2)
• Dioksid Squfuri (SO2)
• Komponimet organike të paqëndrueshme (VOC)
• Ozoni (O3)
• Grimcat e hollë (PM2.5/PM10)
• Etj.

Elementët e dëmshëm në ajër që reduktohen nga Breathe janë:
• Oksidet e azotit (NOX)
• Oksidet e Squfurit (SOX)
• Benzeni
• Etj.

Kontributi po aq inovator është pastrimi dhe filtrimi i ajrit në mjediset e shkollave, i kombinuar me didaktikën mësimore, duke kryer dy funksione shumë të rëndësishme: edhe shëndetësore edhe arsimore. Kështu, një objekt në klasë që përmban kimikate (tabelë, pikturë etj.), vishet me panelin Breathe, edhe fuqia e tij për të pastruar ajrin vepron në të gjithë klasën.
Falë vetisë për të eleminuar erën e keqe si edhe ndotjen e mjedisit, këto panele mund të vendosen edhe në mjedise spitalore me ngarkesë bakteriale.

Ndotja e ajrit në mjediset e brendshme (indoor) nuk është trajtuar shumë dhe nuk njihet në një masë të gjerë në publik, ndaj një produkt i tillë është me mjaft vlerë, pasi siç edhe u theksua nuk ka ndikim në mjedis dhe nuk harxhon energji – u shpreh eksperti kimist z. Agron Deliu.

Për një sipërfaqe të panelit rreth 2 m të lartë dhe 500 cm të gjerë paneli kushton 220 Euro. Çmimet variojnë nga sipërfaqja e panelit të kërkuar. Në lidhje me jetëgjatësinë e paneleve eksperti italian tha se efektivitetin më të madh e kanë deri në 1 vit, por që kanë aftësi vepruese maksimumi deri në 2 vjet.

Gjatë takimit, përfaqësuesja nga Ekolëvizja bëri një pyetje: Ku shkojnë këto panele pas 2 vjetësh, a ka mundësi riciklimi të tyre, që të reduktohet kostoja dhe të mos ndotet mjedisi ? – Përgjigjja në lidhje me këtë pyetje ishte se ende nuk ka mundësi riciklimi, pasi është një teknologji e re.

Përdorimi i paneleve Breathe në mjedise të hapura

• Përdorimi i paneleve për reklama outdoor, në sheshe dhe rrugë ku fluksi i kalimtarëve është më i madh
• Në hyrje të qyteteve dhe në akset qëndrore me nyje lidhëse është një mundësi e mirë aplikimi të paneleve, për të reduktuar në maksimum ndotjen e mjedisit.
• Përdorimi në kantjeret e ndërtimit. Fasadat e objekteve në ndërtim mbulohen nga veshje PVC, me printime dhe logo me cilësi të ulët. Duke përdorur produktin Breathe do të mundësohet: 1. Eleminimi i ndotjes gjatë ndërtimit si nga pluhurat dhe mbetjet toksike që clirohen gjatë proçesit. 2. Stampimi me një cilësi të mirë të mesazhit, për kompanitë që duan të vendosin reklama në mjedise publike.

Përgatiti: Alisa Peçi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: