Posted by: ekolevizja | November 3, 2015

Deklarata e Ministerialit të Madridit: Së bashku për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Evropë

11205986_1163771226970973_543430360702234850_n Ministri i Mjedisit z. Lefter Koka, mori pjesë në Konferencën e 7- të Ministeriale për mbrojtjen e pyjeve në Evropë, që u zhvillua në Madrid në datat 20 –21 tetor 2015. Në këtë konferencë, Ministri i Mjedisit z. Lefter Koka dhe pjesëmarrësit e shteteve evropiane firmosën Deklaratën Ministeriale, vendimet dhe rezolutat e shteteve anëtare, lidhur me çështjet më prioritare në sektorin e pyjeve, duke vënë theksin në potencialin e pyjeve në çështjet sociale dhe veçanërisht në rrugën e kalimit drejt ekonomisë së gjelbër.

“Nënshkrimi në këtë Konferencë Ministeriale konfirmon se politikat e vendit tonë në fushën e pyjeve janë në të njëjtën linjë me ato evropiane. Jam i bindur se angazhimi ynë në këtë drejtim, i shërben rritjes së mirëqënies dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë. Firmosja e sotme është hap konkret përpara, në rrugën tonë drejt integrimit evropian” – u shpreh Ministri Koka. Ai theksoi se masat e deritanishme të ndërmarra në këto 2 vite, si reformat administrative, moratoriumi i gjuetisë, ndalimi i eksportit të qymyrit, si dhe përgatitja e Ligjit të Pyjeve dhe Kullotave, apo edhe amendimet në Kodin Penal garantojnë se Shqipëria është në rrugën e duhur për realizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e pyjeve.

Ministri Koka nënvizoi se qëllimi dhe objektivat e kësaj konference do të jenë udhërrëfyese në punën e vendit tonë për hartimin në vijimësi të politikave dhe të legjislacionit në këtë fushë. Me rëndësi të veçantë në vendimet që kjo Konferencë mori është roli i pyjeve në sekuestrimin e karbonit dhe roli i tyre në zbutjen e ndryshimeve klimatike, shëndetin e njerëzimit, si dhe funksioni social ekonomik i tyre.

Firmosja e dokumenteve të konferencës nga Shqipëria është një konfirmim i politikave dhe parimeve bazë të menaxhimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së pyjeve, që vendi ynë ka përshtatur me vendet e BE-së. Politikat dhe programi i Qeverisë Shqiptare, si dhe masat që Ministria e Mjedisit është duke marrë për menaxhimin e pyjeve në strategjitë afatgjata shkojnë paralelisht me punën e Shqipërisë për integrimin në BE, dhe konkretisht përafrimin e legjislacionit kombëtar në fushën e pyjeve me atë evropian. Ky nënshkrim do të sjellë për Shqipërinë angazhim konkret në realizimin e objektivave të dala nga Konferenca e 7-të Ministeriale për Mbrojtjen e Pyjeve në Evropë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: