Posted by: ekolevizja | November 2, 2015

Workshop Informativ – Projekti SAIMON

12182735_902818566478130_2414745230207215666_o

Milieukontakt International Shqipëri (MIA) dhe Këshilli i Qarkut Vlorë, organizuan ditën e martë në date 27 tetor 2015 në qytetin e Vlorës Workshopin informativ të projektit “Rrjeti Satelitor i Monitorimit në Kohë Reale të Rrezikut të Eutrofikimit të ujrave detare në zonën ndërkufitare Shqipëri-Greqi”. Projekti bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe fondet kombëtare të Greqisë dhe Shqipërisë, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA “Greqi-Shqipëri 2007-2013”.

Workshopi mblodhi në tryezë partnerët e projektit MIA, Këshillin e Qarkut Vlorë, Drejtorinë e Ujrave të Epirit (EDW) dhe përfaqësues nga institucionet publike si: Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, Agjencinë Rajonale të Mjedisit, Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Agjencinë e Basenit të Vjosës, Prefekturën Vlorë dhe Organizata të Shoqërisë Civile. Qëllimi i workshopit ishte prezantimi i projektit SAIMON, informimi i komunitetit shkencor dhe publikut të gjerë për risqet që paraqet eutrofikimi i ujrave detare si dhe risitë teknologjike që do të shfrytëzojë projekti në monitorimin e të dhënave në kohë reale në të dy anët e kufirit Shqipëri- Greqi.

Kryetari i Qarkut Vlorë, Z. Sadrit Danaj reflektoi rëndësinë e zbatimit të projektit në Qarkun e Vlorës, bashkëpunimin institucional me të tre partnerët e projektit. Ai theksoi më tej se:
Eksperienca e përftuar deri më tani në drejtimin e projekteve ndërkufitare në IPA “Greqi-Shqipëri 2007-2013” shtron përpara nesh angazhim të aktorëve lokale dhe kombëtar për të ngritur një agjensi ndërinstitucionale të përbashkët, ku të përfshihen institucione, shoqata, bizneset dhe individe për zhvillimin ekonomik të qarkut dhe rritjen e cilësisë e jetesës në të dy krahët e kufirit Shqipëri-Greqi.

Duke e parë cilësinë e ujit si një tregues të fortë të zhvillimit të turizmit në zonën e jugut, projekte të tilla si SAIMON duhen për të adresuar problematika që mund të krijohen. Pjesëmarrja e specialistëve nga të gjitha institucionet përkatëse në zbatim të projekti, është e rëndësishme që ky projekt t’i shërbejë gjithë zonës duke shtuar tregues dhe pika të tjera në monitorim”.

Znj.Valbona Mazreku, drejtuese e MIA theksoi se koordinimi në nivel vendor që po realizon qarku është një iniciativë premtuese për të ndërmarë hapa konkretë që prekin realitetin dhe adresojnë dhe evidentojnë problemet mjedisore deri në zgjidhjen e tyre nga autoritetet përkatëse. Ndërkohë MIA po e bën këtë koordinim në nivel kombëtar duke ndërvepruar me institucione si Ministri të linjës, AKM dhe projekte të organizatave ndërkombëtare për ta ngritur cështjen nga niveli vendor në atë qendror, duke punuar njëkohësisht me ndërgjegjësimin e komunitetit.

Nga partnerët grek, përfaqësues i Drejtorisë së Ujrave të Epirit, Z. Konstantinos Galanis shpjegoi se sa rëndësi ka zbatimi i Direktivës Kuadër të Ujit për të dy rajonet kufitare dhe theksoi se bashkëpunimi në adresimin e problemeve të përbashkëta mjedisore por dhe përshtatshmëria e legjislacioneve në fuqi të të dy vendeve me udhëzimet e direktivës së Ujit janë një element për të rritur standardet dhe zbatimin e efektshëm të saj në Greqi dhe Shqipëri.
Workshopin e përshëndetën dhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, AKM dhe projekteve në zonë duke theksuar angazhimin për bashkëpunim dhe sinergji mes projekteve të tyre.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: