Posted by: ekolevizja | July 1, 2015

Draft VKM për shpalljen e Gjirit të Porto Palermos-Llamani me statusin “Park Natyror”

Përgatiti: Margerita Ndreu

New Picture (1)

 

 

 

 

 

 

Në datë 30.06.2015 në mjediset e Ministrisë së Mjedisit, u zhvillua një dëgjesë publike, për draft vendimin e Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e Ekosistemit Natyror Detar-Bregdetar të Gjirit te Porto Palermos-Llamani”, Park Natyror”.  Z. Nihat Dragoti konsulent i INCA-s i cili është marrë me projektin, bëri një prezantim të draftit për shpalljen e ekosistemit natyror detar-bregdetar të Gjirit të Porto Palermos-Llamani si zonë e mbrojtur me statusin “Park Natyror”. Gjithashtu  ai prezantoi dhe vlerat e natyrës e të biodiversitetit në këtë zonë. Gjiri i Porto Palermos është një pasuri natyrore, e cila duhet ruajtur dhe mbrojtur dhe për të pasur turizëm në këtë zonë mund të ketë ndërtime që i përshtaten zonës dhe të mos ndikojnë në biodiversitet.

Qëllimi i këtij projektvendimi është që: të shpallë, të ruajë dhe të administrojë këtë ekosistem detar dhe bregdetar të Shqipërisë, me një vlerë të veçantë nga pikëpamja e biodiversitetit, si pjesë të territorit të vëndit me një status mbrojtjeje të caktuar. Gjithashtu ky projektvendim lidhet me standardet mjedisore dhe detyrën jetësore për të luftuar degradimin e mjedisit me qëllim promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: