Posted by: ekolevizja | June 23, 2015

Toka ka hyrë në fazën e re të zhdukjes

Përshtati: Albiona Muçoimaj

shkaterrimi tokes

 

 

 

 

 

 

Toka ka hyrë në një periudhë të re zhdukjeje, ka arritur në përfundim një studim nga tre universitete amerikane, dhe njerëzimi mund të jetë një ndër speciet e para që mund t’a pësojë. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit amerikanë të tre universiteteve. Raporti, i udhëhequr nga universitetet e Stanfordit, Princeton dhe Berkeley, del në përfundimin se vertebrorët (organizmat me shtyllë kurrizore), po zhduken me një shpejtësi 114 herë më shumë sesa normalja.

Një nga autorët e studimit të ri, thotë: “Ne tani po hyjmë në ngjarjen e gjashtë të  madhe të zhdukjes masive.” Ngjarja e tillë e fundit, pra e pesta ishte 65 milionë vjet më parë, kur dinosaurët u spastruan, sipas të gjitha gjasave nga një meteor i madh i cili goditi Tokën. “Nëse kjo lejohet që të vazhdojë, jeta do të dojë miliona vjet për t’u rikuperuar dhe vetë ne do të jemi duke u zhdukur ngadalë” thotë Gerardo Ceballos, udhëheqësi i studimit.

Nga vëzhgimet e grupit të shkencëtarëve rreth normave historike të zhdukjes për kurrizorët u gjet se vertebrorët po zhduken mbi 100 herë më shpejt se periudha normale në historinë e tokës. Që prej viteve 1900 raportojnë shkencëtarët se janë zhdukur më shumë se 400 vertebrorë. Një humbje e tillë shton raporti do të duhej të ndjehej në më shumë se 10 mijë vite.

Studimi i publikuar në revistën “Sience Advances” nënvizon ndryshimet klimatike, si faktorët kyesorë të kësaj zhdukjeje.

Ekosistemet po shkatërrohen thuhet në raport, ku si shembull jepet benefiti nga pjalmimi i bimëve të ndryshme nga bleta, një fenomen që mund të zhduket brenda tre brezave njerëzore.

Profesor Poul Enrlich, pjesëmarrës në këtë kërkim thotë se ka plot shembuj speciesh, që konsiderohen të zhdukur tashmë, ndërsa Unioni Ndërkombëtarë për Ruajtjen e Natyrës deklaron se çdo vit 50 kafshë i afrohen më shumë shfarosjes.

Rreth 41% e amfibëve dhe 25% e mamalëve janë të kërcënuar nga zhdukja raportohet nga Unioni duke sjell si shembull lemurin i cili mund te zhduket brenda pak vitesh.

Gjetjet i bëjnë jehonë një raporti të publikuar nga “Duke University” vitin e kaluar, duke dalë pothuajse në të njëjtin përfundim

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: