Posted by: ekolevizja | June 17, 2015

Rezoluta e cilësisë së ajrit dhe e shëndetit, e miratuar në sesionin e 68 të Asamblesë Botërore të Shëndetit

Përshtati: Albiona Muçoimaj

10009586_909681419073061_418307785_n

 

 

 

 

 

 

 

Një pikë e rëndësishme në rezolutën mbi shëndetin dhe cilësinë e ajrit është aprovuar në sesionin e 68 të Asambles Botërore të Shëndetësisë më 26 maj 2015 në Gjenevë të Zvicrës. Rezoluta, “Shëndeti dhe mjedisi: adresimi i ndikimit shëndetësorë nga ndotja e  ajrit”, u mbajt nga delegacionet evropiane të Francës, Monakos, Norvegjisë, Zvicrës dhe Ukrainës, së bashku me Kilin, Kolumbinë, Panamanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uruguain dhe Zambian.

Propozimi u zhvillua duke pasur në konsideratë faktin se ndotja e ajrit është rreziku i vetëm më i madh i mjedisit dhe një shkak kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve në nivel global. Ky është një faktor rreziku për sëmundjet ishemike të zemrës, goditjet, sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive, astmën dhe kancerin. Efekti negativ i ndotjes së ajrit në shëndet sjell një barrë të madhe ekonomike, ashtu si dhe u publikua në raportin më të fundit të OBSH-ës.

Ndër veprimet e nënvizuara në rezolutën e miratuar, shteteve anëtare u kërkohet:

  • Zhvillimi i dialogut të politikave, zhvillimi i partneriteteve, dhe forcimi i bashkëpunimit multisektorial në nivele kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, duke marrë parasysh udhëzimet e OBSH-së;
  • Rritja e ndërgjegjësimit në publik dhe në mesin e palëve të interesuara për ndikimet e ndotjes së ajrit në shëndet dhe mundësitë për të reduktuar ose shmangur ekspozimin, njëkohësisht kërkohet inkurajimi dhe promovimi i masave të tilla.
  • Lehtësimi i kërkimeve relevante;
  • Mbledhja dhe përdorimi i të dhënave relevante për vlerësimin e rrezikut shëndetësor dhe mbikëqyrjen e sëmundjeve të lidhura me ndotjen e ajrit;
  • Marrja e hapave efektive për të adresuar dhe minimizuar ndotjen e ajrit nga ambjentet e kujdesit shëndetësor dhe të identifikohen veprime nga ana e sektorit të shëndetësisë për të reduktuar pabarazitë shëndetësore lidhur me ndotjen e ajrit.
  • Njohja  me angazhimet e marra në vitin 2011 në takimin e nivelit të lartë që u bë nga OKB-ja mbi sëmundjet jo-të transmetueshme.

OBSH do të raportojë në Asamblenë e 69 Botërore të Shëndetësisë për zbatimin e kësaj rezolute dhe për progresin e saj në zbutjen e efekteve shëndetësore të ndotjes së ajrit, dhe sfidave të tjera për cilësinë e ajrit, dhe të propozojë një plan strategjik për një përgjigje të zgjeruar globale ndaj efekteve armiqësore për shëndetin nga ndotja e ajrit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: