Posted by: ekolevizja | June 15, 2015

Përmet, premtimet për mjedisin

11427197_835991653153341_7104527462487377868_n

 

 

 

 

 

 

 

 

Milieukontakt Shqipëri organizoi më datë 11 qershor një takim të hapur me kandidatët  për kryetar bashkie të bashkisë së Përmetit në formatin e një debati  publik mes dy kandidatëve Qytetarët kanë të drejtë të informohen mbi mjedisin ku jetojnë dhe mbi vizionin që kryetari  i ardhshëm i bashkisë do të ketë për territorin e tyre. Në takim u prezantua vetëm kandidati Gilberto Jaçe.

Aktiviteti u realizua si pjesë e fushatës që rrjeti Ecim ka ndërmarrë për gjelbërimin e zgjedhjeve vendore 2015. Fokusi i takimit ishte diskutimi dhe prezantimi i programit të kandidatit mbi çështjet mjedisore. Takimi ishte i moderuar dhe nuk u përdor në asnjë moment nga kryetari për politikë por vetëm për të diskutuar mbi problematikat dhe shqetësimet mjedisore  që banorët e Përmetit kanë. Bazuar në problematikat e dala nga pyetësori i realizuar në Përmet u adresuan disa pyetje që kishin të bënin me menaxhimin e integruar të mbetjeve, menxhimin e ujit dhe sipërfaqet e gjelbra.

Një numër i madh i banorëve të Përmetit dhe fshatrave përreth ishin prezent në takim për të dëgjuar premtimet që kandidati do të bënte për mjedisin. Qytetarët ishin të interesuar dhe shumë aktiv duke i drejtuar pyetje kandidatit. Në fund të takimit kandidati firmosi një marrëveshje që përmbante premtimet që ai dha për çështjet mjedisore.

Gilberto Jaçe, kandidat për kryetar bashkie në Përmet, u anagazhua përpara elektoratit  dhe anëtarëve të shoqërisë civile mbi objektivat mjedisore:

– Zgjerimi i Parkut Kombëtar Bredhi i Hotovës duke përfshirë të gjithë luginën e Vjosës dhe malit të Nëmërçkës.
– Hartimi –i një strategjie për shfrytëzimin e Bredhit të Hotovës dhe ujërave termalë të Bënjës si burim ekonomik për gjithë banorët e Bashkisë së re.
– Mbrojtja e lumit Vjosa nga mbetjet urbane, gjuetia e paligjshme dhe gjithë ndotjet e tjera sepse është një nga pasuritë më të vyera të zonës tonë
– Menaxhimi  i mbetjeve urbane, përfshirë edhe mbetjet spitalore dhe shtrirjen në të
gjithë territorin e Bashkisë së re(në 100 ditet e para të mandatit).
– Kontroll i plotë mbi territorin duke orientuar ndërtimet dhe zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
– Rehabilitimi i sistemit të kullimit për të mbrojtur tokën nga errozioni
– Mirëadministrimin e ujit të pijshëm në të gjithë territorin e bashkisë së re
– Sistemimi i ujërave të larta mbi qytetin e Përmetit.

Milieukontakt dhe organizatat e tjera të rrjetit Ecim janë duke punuar fort në të gjithë Shqipërinë  që mjedisi tashmë të shihet me prioritet nga kandidatët për kryetar bashkie por dhe nga banorët të cilët duhet të sensibilizohen mbi mbajtjen pastër dhe rëndësinë që ka mjedisi në jetët e tyre. Duke ndjekur dhe fushatën që kandidatët po bëjnë shihet qartë një përgjegjshmëri dhe vemendje më e madhe e kandidatëve mbi problematikat mjedisore. Kjo tregon se ka një zhvillim pozitiv përsa i përket çështjes që ne mbrojmë (Mjedisi). Milieukontakt është i vendosur për të monitoruar nëse premtimet e dhëna nga kandidati do të realizohen apo jo pas zgjedhjeve të 21 qershorit.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit SENiOR-A

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: