Posted by: ekolevizja | June 5, 2015

Aktivitete mjedisore nga rrjeti ECIM, në Ditën Botërore të Mjedisit

Nga: Alisa Peçi

Ju keni te drejte te informoheni

 

 

 

 

 

 

 

 

Në ditën e shënuar të mjedisit (5 Qershor), rrjeti mjedisor ECIM morri pjesë si dhe organizoi një sërë aktivitetesh.  Fillimisht rrjeti ECIM organizoi një takim, mbështetur dhe nga shoqata lokale antare e rrjetit, Ekomjedisi në Durrës, mbi problematikat mjedisore që shqetësojnë qytetarët e Durrësit, për t’u parë me përparësi nga kandidatët për kryetar bashkie të këtij qyteti dhe reflektuar në programet e tyre.  “Problematikat mjedisore që kanë qytetarët duhen dëgjuar dhe reflektuar në program, pasi ata janë votues” – u shpreh në takim drejtuesi i Ekolevizjes dhe rrjetit ECIM, z. Xhemal Mato.

Në takim morrën pjesë përfaqësues të bashkisë dhe prefekturës së Durrësit, ekspertë mjedisi, shoqata mjedisore dhe studentë të inxhinierisë së mjedisit. Takimi u hap me prezantimin e rezultateve dhe produkteve të projektit “Ekosistemi i komunikim-informimit mjedisor”, realizuar në kuadër të Programit SENiOR-A, me mbështetjen e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri. Z. Mato evidentoi problematikën mjedisore më shqetësuese që rezultoi nga anketimi në Tiranë, e cila ishte ndotja e ajrit.  “Ndotja e ajrit ndikon tek sëmundjet si dhe tek rendimenti në punë. Gjithashtu duhet të ketë një vizion për zhvillimin e gjelbër të qytetit, që nuk nënkupton vetëm mbjellje dhe shtim të sipërfaqeve të gjelbra por shumë më tepër se kaq që lidhet me transportin, catitë e gjelbra, cilësinë e karburantit etj” – u shpreh z. Mato.

Ndërsa drejtuesja e shoqatës Ekomjedisi, znj. Magdalena Cara bëri një prezantim të rezultateve të anketimit, të realizuar në qytetin e Durrësit. Ajo evidentoi ndotjen e ajrit, e cila është mjaft problematike në këtë qytet. Kështu, psh. njerëzit shkojnë për tek shëtitorja e Vollgës me makinë. Gjithashtu, nga anketimi rezultoi mjaft problematike menaxhimi i mbetjeve urbane. Znj. Cara sugjeroi që të bëhet një studim fizibiliteti për të patur korsi për bicikleta në rrugën që të con tek Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës (UAMD), e cila do t’a përmirësonte ndjeshëm cilësinë e ajrit në këtë qytet.

Në lidhje me cështjen e menaxhimit të mbetjeve z. Mato evidentoi Ligjin e Integruar të Mbetjeve, që ndarja e mbetjeve duhet të bëhet që në burim. Duhen stabilizuar teknologjitë, pasi mbetjet janë një pasuri e cmuar e cila mund të kthehet në lëndë të parë, nëpërmjet riciklimit.

IMG_6294

 

 

 

 

 

 

 

 

Sokol Kokomani, Drejtor i Politikave të Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, u shpreh se harxhohen 650 milion lekë vetëm për ndricim në këtë qytet. Nëse në të gjitha shtëpitë dhe rrugët do të përdoreshin llampa LED, si dhe të përdoreshin energjitë e rinovueshme nga dielli (Panelet PV), do të kursehej rreth 10 herë më shumë lekë . – u shpreh z. Mato.

ne tak me agron deliun

 

 

 

 

 

 

Më pas përfaqësues të rrjetit ECIM, morën pjesë në promovimin e librit të z. Agron Deliu, nga Instituti i Shëndetit Publik, të titulluar: “Ndotja e ajrit në Shqipëri”, Botim i dytë. Qendra “Grupimi Ekolëvizja” ishte bashkëorganizatore e këtij aktiviteti mjaft të rëndësishëm, për t’i komunikuar publikut rreziqet shëndetësore që vijnë nga ndotja e ajrit, e cila merr edhe më shumë jetë njerëzish se aksidentet rrugore.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: