Posted by: ekolevizja | June 5, 2015

500 vdekje në Tiranë, nga ndotja e ajrit

Nga: Alisa Peçi

Promovimi librit per ndotjen e ajrit

 

 

 

 

 

 

 

Në Ditën Botërore të Mjedisit (5 Qershor), z. Agron Deliu, Kimist Toksikolog, nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), promovoi librin: “Ndotja e Ajrit në Shqipëri”, Botimi i Dytë”. Qendra “Grupimi Ekolëvizja” ishte gjithashtu bashkëorganizatore e këtij mjaft të rëndësishëm për t’i komunikuar publikut dëmet shumëdimensionale të ndotjes së ajrit në shëndet, ekonomi dhe cilësinë e jetës.

Z. Deliu shprehu shqetësimin se: “ Cilësia e ajrit është e fundit gjë për të cilën merakosen instancat shtetërore të shëndetësisë. Gjithashtu 2 stacione monitorimi janë hequr nga puna, gjë e cila tregon se cilësia e ajrit nuk është prioritet politik. Vdekjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit janë edhe më të mëdha se aksidentet rrugore. Kështu, në Tiranë vdesin rreth 500 veta nga ndotja e ajrit dhe në Elbasan mbi 200 persona”

Aktualisht konsiderohet që ndotësit më të rëndësishëm të ajrit të jashtëm  janë  grimcat e imta PM10 e PM 2.5, dioksidi i azotit  NO2  dhe ozoni O3.  Grimcat e imta  konsiderohen më të rrezikshmet për shëndetin e njerëzve.  Në qendër të Tiranës, aktualisht PM10 është 34, e cila është brenda normës së lejuar të BE-së  që është 40 dhe tejkalon rekomandimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH-së) që duhet të jetë deri në 20.

Përpos dëmeve shëndetësore, ku përllogariten rreth 600. 000 vdekje të parakohshme dhe sëmundjeve të shkaktuara  nga ndotja e ajrit, drejtuesi i Ekolëvizjes dhe rrjetit ECIM, z. Xhemal Mato prezantoi dhe dëmet ekonomike të ndotjes së ajrit. Kështu, shpenzimet që duhet të përballojë shteti shqiptar nga ndotja e ajrit janë 17% e GDP-së. Pra fatura financiare e e ndotjes së ajrit, e cila përballohet nga taksapaguesit shqiptarë është mjaft e lartë.  Shqipëria duhet të përmbushë standardet e BE-së, për të reduktuar së paku me 40% emetimet deri në vitin 2030.

Romeo Hanxhari, drejtor i Politikave Mjedisore, në Bashkinë e Tiranës u shpreh se duhet më tepër bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), për t’i pasqyruar këto të dhëna, në mënyrë të tillë që të informohet publiku.

“Rrezikohen edhe ato stacione monitorimi që janë aktualisht, që të dalin jashtë përdorimit. Duhen akte nënligjore, që t’i vënë në jetë ligjet e mira europiane që janë transpozuar” – u shpreh në takim z. Deliu.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: