Posted by: ekolevizja | June 4, 2015

Trajnim mbi guidën turistike nënujore në gjirin e Vlorës

Nga: Margerita Ndreu, Albiona Muçoimaj

DSC05207

 

 

 

 

 

 

 

 

Turizmi nënujor është një nga industritë më të sukseseshme sot në vëndet e zhvilluara. Ka shumë shqiptarë, rezidentë të huaj, punonjës të ambasadave, fondacioneve, turista të huaj verorë  që duan ta ushtrojnë këtë lloj turizmi, nisur nga kureshtja për të parë botën nënujore të bregdetit tonë, mjaft e pasur me histori, peizazhe dhe biodiversitet por të pa identifikuara dhe mirëmenaxhuara nga agjensitë tona turistike. Por ndonëse bregdeti i Karaburunit dhe Sazanit është vlerësuar nga specialistët përkatës si një nga pesë pikat më të pasura dhe më të bukura të Mesdheut , nuk ka asnjë agjensi që të punojë me turizmin bregdetar- nënujor.

Qëndra “Grupimi Ekolëvizja” në bashkëpunim me Shoqatën SEEP (Edukimi Social dhe Mbrojtja e Mjedisit) po zbatojnë projektin: “Guida Turistike Nënujore në Gjirin e Vlorës”, projekt  i cili mbështetet financiarisht nga Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes se Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

Në datat 26 dhe 27 Maj, u zhvillua aktiviteti “Trajnimi në teori i guidatorëve për guidën nënujore”, në Vlorë, në mjediset e shoqatës SEEP “Edukimi Social dhe Mbrojtja e Mjedisit”. Në këtë trajnim morën pjesë rreth 15 persona. Z. Xhemal Mato, pasi bëri një prezantim të shkurtër rreth qëllimit të këtij trajnimi, kërkoi nga të gjithë pjesëmarrësit që të prezantoheshin dhe të shpjegonin motivimin e tyre rreth pjesëmarrjes në trajnim.

Në ditën e parë personat në trajnim morën njohuri mbi teknikat e zhytjes, mbi mjeksinë dhe mbi praktikën e zhytjes. Gjatë aktivitetit u evidentua një interes maksimal rreth temës së trajnimit. Pjesa që tërhoqi vëmëndjen më të madhe të pjesëmarrësve ishte sesioni i mjekësisë së zhytjes. Ndryshimet që pësonte trupi gjatë thellësive të ndryshme dhe koha që nevoitej për të dalë në sipërfaqe i pakomprimuar ishte pjesa në të cilën u ndalua më tepër. Kjo për arsye të rëndësisë që kishte dhe vështirësisë në llogaritje të kohës së qëndrimit në thellësi të caktuara.

Dita e dytë nisi me dhënien e një përshtypjeje rreth asaj që u arrit ditën e parë dhe fokusi i kësaj dite qëndronte në shpjegimin e guidës turistike në bregdetin e Vlorës. Pas shpjegimit me detaje të të gjithë pikave më atraktive për zhvillimin e turizmit në botën nënurojre kjo ditë u mbyll me një provim i cili testoi njohuritë e marra rreth teorisë së zhytjes. Rezultatet e marra nga provimi nxorrën në pah se pjesëmarrësit në trajnim kishin arritur të mësonin pjesën teorike të zhytjes. Në fund të këtij aktiviteti u arrit që pjesmarrësit të kishin njohuritë e mjaftueshme teorike për të realizuar një zhytje të sigurt në funksion të zhvillimit të turizmit nënujor në zonën e Vlorës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: