Posted by: ekolevizja | June 1, 2015

Jamarbër Malltezi: Gjelbërimi do shtohet në çdo bllok banimi të Tiranës

Jamarber_Malltezi30janar

 

 

 

 

 

 

 

Në një intervistë me Qendrën “Grupimi Ekolëvizja”, Z. Jamarbër Malltezi, ekspert mjedisor dhe këshilltar për mjedisin i kandidatit për kryetar bashkie të Tiranës, Z. Halim Kosova, përgjigjet mbi disa nga problematikat mjedisore të Tiranës.

Çfarë parashikon programi i kandidatit Kosova në lidhje me mjedisin (gjelbërimin, mbrojtjen nga ndotja etj.)?

Kemi ngritur një department me dhjëtera profesorë dhe ekspertë mjedisi dhe kemi hartuar një plan të detajuar me 15 masa konkrete. Për momentin nuk mund t’i shpallim pasi Dr. Kosova dëshiron të premtojë vetëm ato masa për të cilat ai është i sigurt që do i realizojë plotësisht. Shtimi i gjelbërimit do jetë i ndjeshem në çdo bllok banimi të Tiranës. Rikualifikimet urbane do drejtohen nga krijimi i lulishteve të reja në mënyrë që banorët t’i kenë mjediset shlodhëse pranë vendbanimit të tyre dhe mos kenë nevojë të udhëtojnë deri tek parku i Liqenit për ajër të pastër. Tiranës do i shtohen 3 parqe të mëdha periferike, do ringrihet Fidanishtja e Tiranës (e cila u prish nga ndërtimet e 5 kullave pa leje të deputetit Sadri Abazi) që të prodhojë mijëra fidanë pemësh dekorative dhe pyjore.

Shoqëria civile mjedisore prej vitesh kërkon që Parku i Liqenit Artificial të ketë status zone të mbrojtur, në mënyrë që të mos preket nga ndërtimet. Keni në plan ti jepni parkut status të mbrojtur?

Parku i Liqenit është zona më e ndjeshme mjedisore urbane e Tiranës e cila është dëmtuar shumë rëndë. Duhet mbrojtur me çdo kusht! Kohët e fundit kemi vënë re ndërtime të paligjshme brenda Parkut të cilat ndonëse kanë vendime për prishje përsëri duket sikur mbrohen nga shteti pasi ndërtuesi është mik i kryeministrit. Ky është një standard i dyfishte dhe qëndrim aspak korrekt me ligjin. Kemi parë edhe ndërtime poshtë digës së Liqenit të cilat duken problematike pasi paska pasur vendim-marrje të KRT së Tiranës në 2007 dhe më pas edhe të KRTRSH 2007 që atë zonë e ktheu nga zonë sportive në zonë urbane. Çështja është në Gjykatë por prapë qeveria mund të marrë një vendim për kthimin e kësaj zone si hapësirë e gjelbër për qytetin duke kompensuar pronarët privatë për shpenzimet e tyre. Duhet patjetër mbrojtur Parku i Liqenit pasi po të vijohet kështu prite kur të ndajnë edhe tokën poshtë ujit dhe pastaj t’a thajnë liqenin duke hapur portat e digës siç bënë para 12 vitesh. Bashkia është për dhënie statusi të veçantë për të siguruar që do mbrohet sa më rigorozisht. Gjithsesi dhënia e statusit nuk është shkopi magjik, duhen zbatuar masat mbrojtëse dhe shteti ligjor. Edhe sot ka vendim prishje të disa ndërtimeve pa leje, por nuk zbatohet vendimi për arsye politike. Brenda parkut duhet vepruar pa dallim pasi mund të dalin prapë miq të kryeministrit (këtij që është ose tjetrit që do vijë) të ndërtojnë në mënyrë të paligjshme dhe prapë nuk do veprojë shteti ligjor? Kjo është trishtuese.

Ligji “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” parashikon grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në çdo bashki brenda vitit 2018. Si keni parashikuar ta plotësoni këtë detyrim ligjor?

Projekti “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve Urbane” është hartuar me ndihmën e IFC/BB dhe parashikon dhënien me konçesion të përpunimit të mbetjeve pa asnjë kosto të shtuar për qytetarët. Ky projekt parasheh ndarjen e mbetjeve ne burim, nxitje të riciklimit dhe shmangie të hapjes së kazaneve në qytet. Duhet të nisë sa më shpejt puna për tenderimin e këtij projekti dhe më pas monitorimi i zbatimit të masave që parashikohen në të. Kjo do mundesojë edhe shtim të riciklimit dhe zgjatje të jetës së landfillit.

Shumë lokale pa leje të ndërtuara mbi lulishte publike janë prishur nga INUK. Por gjelbërimi nuk është rikthyer. Keni ndonjë plan të gjelbërimit me pemë të këtyre hapësirave të konsiderueshme, të betonizuara?

Absolutisht që gjelbërimi do shtohet në çdo bllok banimi të Tiranës. Natyrisht që ku ka konflikte pronësore apo konflikte gjyqsore do kihet parasysh situata konkrete përpara ndërhyrjeve.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: