Posted by: ekolevizja | May 28, 2015

“Voto Zhvillimin e Gjelbër”

Nga: Arion Sauku, Milieukontakt Albania

11269734_897680193603458_361813116_n

 

 

 

 

 

 

 

Kandidati për kryetar bashkie Dr. Halim Kosova e nisi zyrtarisht fushatën me çështjet mjedisore. Premtimet e tij për Bashkinë e Tiranës janë: shtim të gjelbërimit, përmirësim të cilësisë së ajrit, përmirësim të cilësisë së jetës, menaxhim të mbetjeve urbane, transport miqësor ndaj mjedisit.

Disa nga pikat e mësipërme kanë qenë pjesë e diskutimeve që janë zhvilluar disa ditë më parë në takimet ndërmjet rrjetit ECIM dhe Z.Halim Kosova, për t’i bërë pyetje dhe për të dhënë rekomandime në strategjinë mjedisore për katër vitet e ardhshme.

Xhemal Mato, drejtuesi rrjetit ECIM, në fjalën e tij ngriti disa problematika që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me mjedisin, duke e krahasuar atë me trupin e njeriut i cili ka shumë sëmundje të cilat duan shumë mjekë, shumë laboratorë dhe një strategji të përgjithshme se si do të shërohet ky i sëmurë që të bëhet i shëndetshëm. Cila do të jetë strategjia e z.Kosova dhe e PD-së për të përmirësuar Tiranën dhe të gjitha dëmet që i janë shkaktuar gjatë këtyre viteve? – pyeti z. Mato në takim.

Z.Halim Kosova ka planifikuar të krijoj një sistem bashkëpunimi me qytetarët për një zgjidhje më të mirë. Sheshet, lulishtet dhe këndet e lojrave për fëmijë do ti kthehen qytetarit sepse kanë qënë një sipërfaqe e munguar. Një projekt tjetër që PD do të ndërmarri është për çdo fëmijë të lindur do të ketë dhe një fidan të mbjellë.

Ide të tilla kanë egzistuar që në kohën e Gjergj Kastriot Skëndërbeut, ku cdo cift që martohej duhej të mbillte një pemë, duke vazhduar me premtimet e Edi Ramës ne vitin 2009 dhe tani radhën e ka Halim Kosova. Imagjinoni sikur të ishin mbajtur këto premtime Tirana jonë do të ishte e mbushur me pemë. Por edhe sot vazhdojnë të hiqen sipërfaqe të tëra nga Parku i Madh i Tiranës.

Menaxhimi i mbetjeve është një pikw tjetër të cilës z.Kosova dhe stafi i tij do i jap zgjidhje duke futur kazanët nëntokë, në mënyrë që të hidhen mbeturinat të seleksionuara për tu ricikluar më pas nga bashkia e Tiranës. Kjo do të jetë një mënyrë moderne dhe efikase. Nga ana tjetër nuk do të jenë më burim sëmundjesh infeksionesh apo higjene të munguar. Ky si projekt ka qëndruar gjatë në sirtaret e bashkisë në kohën e Lulzim Bashës dhe nuk është zbatuar. Kjo tregon që kandidati jep premtime që as vetë nuk e di se kur ose si mund ti zbatojë.

Përsa i përket transportit z.Kosova përmendi Terminalin multimodal, tramin që nuk ndot mjedisin dhe më shumë rrugë për biçikleta. Të gjitha së bashku do të ulin shkallën e ndotjes në Tiranë. Gjithashtu do të ketë ndërhyrje në kryqëzimet me kritike duke bërë mbikalime dhe nënkalime, që të  përshpejtohet trafiku, që mos të prodhohen shumë gazra nga automjetet përndotjen e mjedisit. Cdo linjë autobuzi do të çertifikohet që mos të jetë shkaktar i ndotjes së ajrit në të ardhmen. Mundësi e mirë do të jenë dhe mjetet elektrike lëvizëse që janë miqësore me mjedisin.

Të gjitha premtime të dhëna e prezantuara si projekte nga Lulzim Basha dhe asnjë i realizuar. Vallë nuk kanë pasur fonde apo janë penguar nga qeveria qendrore? Qytetarët nuk duan më premtime boshe, premtime të përsëritura dhe të parealizuara.

Të gjitha këto premtime elektorale duhen të mos ngelen vetëm në letër por t’i shohim të zbatuara. Rrjeti ECIM është i vendosur për të lobuar fuqimisht me të gjithë kandidatët që ato ta shohin mjedisin me prioritet.

Sllogani i rrjetit ECIM është “VotoZhvillimin e Gjelbër”. Qytetarëtduhet të mos votojnë më për partitë politike, por të votojnë për zgjidhjen më të mirë, për një jetesë më të mire për një mjedis më të pastër. Rrjeti ECIM do të jetë aktiv dhe pas përfundimit të zgjedhjeve, për të monitoruar nëse premtimet e dhëna do të zbatohen apo jo nga kryetarët e rinj të bashkive.

Tashmë ka ardhur koha që mjedisi të shihet me prioritet!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: