Posted by: ekolevizja | May 26, 2015

Humbja e biodiversitetit kërcënon jetën e më shumë se 1 miliard njerëzve

Përshtati: Albiona Muçoimaj dhe Margerita Ndreu

New Picture

 

 

 

 

 

 

 

 

Shëndeti i njeriut dhe mjetet e jetesës janë të lidhura me biodiversitetin, me larmishmërinë e jetës në Tokë. Ky diversitet u jep konsumatorëve, ushqyes të rëndësishëm dhe vitamina, dhe gjithashtu e bën ushqimin të shijshëm. Shtatëdhjetë për qind e të varfërve në botë jetojnë në zonat rurale dhe varen nga diversiteti biologjik për ushqim, të ardhurat dhe strehimi. Është jetike që të vlerësojmë dhe të ruajmë biodiversitetin për një të ardhme të qëndrueshme. Megjithatë, globalisht, sipas Unionit Ndërkombëtar për Konservimin e Burimeve Natyrore dhe të Natyrës (IUCN) pothuajse një e katërta e specieve janë të kërcënuara apo janë zhdukur. Humbja e biodiversitetit, kombinuar me degradimin e habitatit, sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Biodiversitetin (CBD) ka kërcënuar jetën e më shumë se 1 miliard njerëzve që jetojnë në rajonet e thata apo të lagështa të planetit.

Midis viteve 1900 dhe 2000, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së (FAO) llogariti se 75 për qind e diversitetit të të korrurave kishte humbur, dhe një studim i fundit parashikon se, më shumë që 22 përqind të të afërmve të egër të kikirikëve, patateve dhe fasuleve do të zhduken nga viti 2055 për shkak të ndryshimeve klimatike. Përveç kësaj, më shumë se një në pesë raca autoktone blegtorale janë në rrezik të zhduken. Femrat luajnë një rol të madh në ruajtjen e pasurimit të planetit dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Sipas CBD, pothuajse 80 për qind e perimeve të mbledhura në 135 shoqëri të ndryshme të bazuara në mbijetesën janë siguruar nga gratë. Gratë gjithashtu prodhojnë dhe ruajnë deri në 90 për qind të farave të përdorura në bujqësitë e vogla.

Si pjesë e Axhendës për Zhvillim e OKB-së Post-2015 dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), Grupi i Hapur i Punës propozoi mbrojtjen, rivendosjen, dhe nxitjen e përdorimin e qëndrueshëm të ekosistemeve; menaxhim të qëndrueshëm të tokës së mbuluar nga pyjet, luftimin e shkretëtirëzimit; ndalimi dhe kundërshtimi i degradimit të tokës; dhe në fund humbja e biodiversitetit. Shumë individë dhe organizata të tjera kanë marrë rolin udhëheqës në ruajtjen e larmishmërisë së jetës në Tokë.

Edhe këtë vit, në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, falenderojmë studiuesit, organizatat, dhe fermerët për ruajtjen e biodiversitetit të planetit dhe për të inkurajuar më shumë mbështetje nga financuesit dhe komunitetet donatore!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: