Posted by: ekolevizja | May 23, 2015

Korrupsioni me Pyjet në Stravaj të Librazhdit

Nga: Agim Blloshmi, Shoqata Egnatia

c

 

 

 

 

 

 

 

 

Situata
Prej më shumë se një muaj, indidvidë të ndryshëm ju janë vërsulur pyjeve të fshatit Stravaj të Librazhdit, me ditë e më natë, pa kursyer asgjë. Motosharra vazhdon të godasë në cdo kohë në zemër të pyjeve. Nëse do të shkosh në pyjet në Stravaj, Sopot rrugës shikon makina që gulcojnë nga ngarkesa e lëndës drusore. Frika e banorëve është e madhe. Ata ndjehen të kërcënuar dhe nën një presion të madh.
Mjaftojnë vetëm pak momente të fokusuara nga kamera përgjatë rrugës në ngjitje në kthesat e fshatit Lëpushë të Komunës së Stravanit dhe të shikon syri pyje dushku të rrafshuara ku në ditë të pranverës, motosharrat gjëmojnë pa pushim.
Zonat më të dëmtuara në Stravaj të Librazhdit janë “Lëpusha”, “Qafa e Malit”, “Gjigjirroma”, “Bigëza”, “Gaxuli”, “Brushkulla”, “Përroi i Plakut”, “Tunelet”, “Breg Plep”, Nenëz etj.
Asnjëherë policia pyjore si dhe policia e rendit nuk shikojnë këtë masakër. Si nuk jua vret syrin gjithë ai dëmtim mjedisor që ne paraqitë m në reportazh,apo pajtohen me abuzuesit e pyjeve? Ministria e Mjedisit ka kërkuar me forcë mbrojtjen e pyjeve, por mesa duket strukturat që marrin rrogën i ka zënë gjumi dimëror ose joshen nga pë rfitimet personale. Në qarkun e Elbasanit vetëm një është Specialist Pyjesh, kurse të tjerët nuk kanë lidhje me profesionin.

Si funksionon skema e vjedhjes?
Sipas burimeve të besueshme në shërbimin pyjor dhe nga banorë të zonës, metoda e vjedhjes është shumë e sofistikuar. Subjekti është i licensuar, merr lëndën drusore sipas parametrave dhe ligjeve dhe gjatë gjithë muajëve nuk e shfrytëzon lëndën drusore që ka marrë me dokumentacion, j’ua blen fshatarëve të zonës, ose shfrytëzon jashtë territorit ku ka fituar tenderin. Shoferit i jepet leje kalimi, ku ka bosh vetëm datën dhe një stilolaps që të mos i ndryshojë boja, në momentin që i del kontrolli në rrugë, menjëherë plotëson datën dhe bëhet i ligjshëm, pra me një leje kalimi dhjetra herë, nëse subjektit i bëhet kontrolli në terren ka parcelën e tij të rregullt dhe të padëmtuar. Po gjithë këto pyje që janë të shkatërruara nga shkojnë.
Jo pa qëllim kemi të drejtë të shkruajmë që banorët e kësajë zone shprehen se janë të terrorizuar nga këta të fuqishëm dhe agallarë që nuk mundet të hapësh as gojën, persona që u bëjnë presojne të ndryshme për të mos folur. Ristrukturimi i Drejtorive solli zhdukjen e Inspektorit të Pyjeve. Pylli sot nuk kontrollohet, nuk menaxhohet nga afër, nuk ruhet nga keqbërësit dhe c’është më e rëndësishmja, kjo pasuri do të mbetet vazhdimisht e pakontrolluar dhe pre e njerëzve të uritur për përfitime.

Si magazinohet dhe ku tregtohet?
Në pyjet e Stravajt, Qafës së Malit e me radhë vazhdon tranziti gjatë gjithë ditës duke u grumbulluar në vendin e caktuar nga subjekti, makina me targa, pa targa dhe targa Pogradeci. Në këtë rast trajleri transporton në Korcë e Pogradec si dhe në Lushnje.
Si kalojnë gjithë këto sasi lënde drusore pa u parë nga struktrat që paguhen për këtë qëllim?!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: