Posted by: ekolevizja | May 22, 2015

Elhaida kundër Ahmetit, Agimit dhe Petritit

Nga: Endri Haxhiraj, Instituti për Politika Mjedisore, Tiranë

a

 

 

 

 

 

 

 

 

Një kamion i zë pritë mjedisorëve dhe nën kërcënimin e armëve katër burrat shpëtojnë për qime duke u rrokullisur e hedhur nëpër kanale e shkurre.

Megjithatë në datë 19 Maj askush nuk e morri vesh që këta njerëz rrezikuan jetën për të transmetuar të vërtetën e masakrimit të pyllit. Përvecse disa titrave andej këtej në ndonjë televizion informativ sa për të mbushur minutën, përvecse disa pak rreshtash në ndonjë gazetë, askush nuk e morri vesh as të nesermen se cfarë cmimi ka të mbrosh natyrën në Shqipëri. Një gjë e morën vesh njerezit dhe u gëzuan shumë, që Elhaida kaloi fazën e Eurovizionit. Për të flitej në të gjitha televizionet, gazetat e kishin kryeartikull dhe me cdo njeri që takoje të nesërmen patjeter që do përmendej Elhaida. Po me Ahmetin, Agimin dhe Petritin cfare u bë?

Problemi nuk është me Elhaidën por me mentalitetin tonë që po vuan ende nga pangopësia e madhështisë, e megalomanisë, e luksit duke harruar ato detaje që na japin jeten dhe oksigjenin sikurse është pylli. Një këngë do një vit per tu ngritur e kënduar por askush s’do ta këndojë me pas, ndërsa oksigjenin e pemëve do t’a thithim përditë.
Megjithatë në ketë jetë fiton ai që bën më shumë zhurmë, heronjtë dhe patriotët e vërtetë edhe pse modest janë ata që mendojnë dhe veprojnë për të tjerët, për jetën dhe për natyrën. Në këtë moment ndoshta askush nuk do t’ia dijë për nder këtyre burrave por ata që kanë fjalën e fundit janë fëmijët tanë.

Shënim: U ndjeva i detyruar për të shkruajtur mbi këtë ngjarje pasi në vend të Ahmetit, Agimit e Petritit mund të kishte qenë cdo kush nga ne.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: