Posted by: ekolevizja | May 20, 2015

Erjon Veliaj zhvillon takim me shoqatat mjedisore

10525645_727183524056922_8699183267936834645_n

 

 

 

 

 

 

 

 

Rrjeti ECIM organizoi të shtunën (dt.16.05.2015) një takim të kandidatit të Partisë Socialiste për Tiranën, z. Erjon Veliaj me shoqatat mjedisore.

Erion Veliaj– “Propozimi ynë ka qënë që ne të respektojmë moratoriumin e qeverisë. Pra të vazhdojmë me moratoriumin deri sa të kemi një vendim të dytë dhe kur të jepet vendimi i dytë t’a çojmë zhvillimin jashtë asaj që quhet Tirana e Vjetër. Kemi në plan që të përfundojmë parkun e liqenit për të përfunduar kopshtin zoologjik dhe kopshtin botanik, për t’i bërë të riaksesueshme për njerëzit kemi një projekt fantastik të asaj që quhet Tirana e 100 liqeneve.Tirana vërtet ka 100 liqene disa të vogla disa të mëdha, kemi bërë një plan bashkë me arkitektët tanë për atë që quhet konektiviteti i liqeneve vetëm me rrugë biçikletash, për t’u siguruar që nuk hapim më rrugë makinash dhe asfalte. Dhe dua shumë që kur të kemi detajet e këtij plani të kemi dhe kritikën tuaj”.

10422084_727183654056909_2377094356436474277_n

 

 

 

 

 

 

 

 

Xhemal Mato (drejtues i rrjetit mjedisor ECIM)– Dihet që një qytet që zhvillohet keq, qoftë në ndërtime, qoftë në mosrespektimin e qarkullimit, në mënyrën sesi harxhohet energjia, në mënyren sesi shkatërrohen mjediset e gjelbra, mjediset rekreative aktive, pushuese të një qyteti, kthehet në një monstër, kthehet në një qytet vrasës dhe statistikat e Tiranës janë të tilla fatkeqesisht, janë shumë të rënda. Tirana sot numëron gati 500 veta që vdesin nga sëmundjet mjedisore që shkakton ndotja e Tiranës dhe kjo do të thotë që ky është një qytet vrasës. Tirana e ka prishur tërë cilësinë e jetës sonë, dhe ne të gjithë e shohim që mundohemi gjithmonë të largohemi nga Tirana sa më shpejt fundjavave, disa nga ata që kanë mundësi edhe bejnë vila, i ndërtojnë jashtë Tirane, pra Tirana është bërë një qytet i pabanueshëm, Tirana është bërë një qytet që i sëmur njerëzit edhe i bën shumë pak të aftë për punë, me alergji të shumta, me sëmundje me azma. Pra të gjitha këto tregojnë që zhvillimi i këtij qyteti ka qënë i gabuar dhe ne si ekspertë mjedisi si shoqata mjedisore e shohim shumë të rëndësishme sesi duhet zhvilluar një qytet, të zhvillohet që të bëhet i shëndetshëm për ne, produktiv, mos të na harxhoj kaq shumë. Tirana harxhon në shtepitë e veta, dyfish deri trefish të energjisë krahasuar me një shtëpi normale në Europë dhe kjo prapë eshte një shkatërrim ekonomik që i bëhet banorëve të Tiranës. Pra të gjitha këto koncepte duam t’i shohim sesi do zhvillohen në të ardhmen e një kandidati që sot pretendon dhe guxon që të marr përsipër këtë Tiranë që realisht fatkeqësisht e kemi në një gjëndje shumë të rëndë dhe kjo është sfidë shumë e madhe. Natyrisht cdo kryetar i Tiranës nëqoftese ka vullnet të mirë është me fat sepse Tirana i ka të gjitha forcat, shkencore teknologjike institutet, ka shkencetarë nga më të mirët dhe po të duan kryetarët e bashkive t’i perdorin me siguri që i zgjidhin problemet edhe i zgjidhin shumë mirë edhe Tirana s’do ishte në këtë gjendje. Problemi është që shpesh janë forca më të errta apo më të fuqishme që dominojnë mbi këto interesa, të zhvillimit të mirë, të pastër, të shëndetshëm të një qyteti.

Lavdosh Ferruni (ekolog)– Unë do të doja të fokusohesha në një çështje që është më kritike se gjithë të tjerat në Tiranë që është cilësia e ajrit. Sipas OBSH-së, cilësia e ajrit në Tiranë është në parametrat e kufirit të rrezikshmërisë për jetën. Sesi do të përmirësohet kjo, akoma nuk kemi një zgjidhje dhe një platformë. Cila është rruga për të zgjidhur problemin më madhor që ka Tirana që është trafiku i cili është një nga ndotësit kryesorë të qytetit dhe si mund të rregullohet kjo? Unë e shoh zgjidhjen e Tiranës vetëm nëse ndryshon raporti i lëvizjes me biçikleta. Dhe unë uroj që ju t’a keni në platformë këtë.

Erion Veliaj– Nëqoftëse ajka e këtij qyteti është këtu, njërëzit që duan natyrën, të rinjtë që duan një sistem ose një stil tjetër jete të shëndetshme. Njerëz që janë bujar njerëz që janë solidar, njerëz që bëjnë punë vullnetare. Pra nëse ajka e qytetit mendon kështu pse duhet të qeverisemi nga llumi. Ajo që ne mendojmë është që duhet të drejtojmë me shëmbull dhe ajo që bashkë me Enedin mendojmë është që bashkia vet duhet të përdori biçikleta. Në momentin që bashkia e Tiranës ka 5000 veta staf, sikur vetëm puntorët e bashkisë të lëvizin me makinë bashkia kthehet nga pastruesja më e madhe në ndotësen më të madhe. Ne do të veprojmë ashtu siç bëmë në ministri, që thamë se përpara se t’u themi të tjerëve të riciklojnë po riciklojmë vet. Nëse nuk drejton vet nuk ua kërkon dot të tjerëve. Ndaj mendoj se drejtimi më i mirë është drejtimi me shëmbull jo me urdhër.

Mentor Kikia (drejtor i shoqatës Forumi Mendimit të Lirë, pjesë e rrjetit ECIM) – Unë do të bëja nja dy sugjerime për Erionin dhe ekipin që ai mund të ketë nesër, të merresh me çështjet e mjedisit dhe kryesisht të pastrimit është gjëja më e vështirë e mundshme që mund të ketë një pushtetar, pasi nuk mundet që ky problem të rregullohet me një investim të caktuar. Me x para me dy vjet punë mund të bësh një digë liqeni mund të bësh një pallat mund të bësh çfarë të duash ndërsa një qytet nuk mund ta besh të jetojë pastër me një investim të caktuar sepse kjo ka të bëjë pikësëpari me një investim në mentalitetin e njerzve. Prandaj zgjidhja e këtij problemi është një bast shumë i fortë që Erioni apo gjithkush tjetër duhet të tregohen të kursyer në dhënien e premtimeve pasi kjo nuk është gjë e lehtë për t’u bërë. Unë propozoj që ky problem të filloj pasi po nuk filloi nuk ka për të shkuar kurrë deri në fund për këtë arsye edhe pse tani është ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve që parashikon detyrimisht ndarjen e diferencuar, të fillohet me blloqe të caktuara. Duhet të prodhohet një model i vogël duhet të këmbëgulim të gjithë pra ka të bëjë edhe me kërbaçin e pushtetit edhe me edukimin. Çdo qytetar duhet të jetë pastruesi i qytetit të vet të shtëpisë së vet, të lagjes së vet. Duhet të jenë qytetarët vet që denoncojnë ata që ndotin ambjentin por duhen aprovuar dhe marrë masa dhe saksione në mënyrë që këta njerëz të ndëshkohen. Duhet të gjithë bashkë të fillojmë me një bllok pilot, aty të fillojmë ndarjen e diferencuar grumbullimin e diferencuar të prodhojmë modelin, të prodhojmë shkollën pastaj t’a përhapim sepse përndryshe do të duhet të trajtojmë çdo ditë çdo muaj, çdo vit të njëjtat probleme.

Erion Veliaj– Unë jam dakord me të gjitha sa u thanë dhe e di që disa gjëra nuk janë të lehta. Ajo që dua të them unë është që beteja reale fillon mbas 21 qershorit, për të filluar një proçes i cili nuk do të lejojë degradimin e qytetit tonë. Dhe do të doja që t’iu ftoja paraprakisht në rast fitoreje që të jemi bashkëimplementues të projekteve. Bashkia të jetë financues por të jetë shoqeria civile ajo që e menaxhon. Sikur secili të japi pak nga vetja besoj se do të kemi një bashki e cila do të jetë pak më e mirë për të gjithë.

11139954_727184580723483_6984339890180570790_n

 

 

 

 

 

 

 

 

Albiona Muçoimaj (aktiviste Qendra “Grupimi Ekolëvizja”)– Një gjë që më intereson shumë janë hapësirat publike. Çdo ditë ne jemi dëshmitar të shfrytëzimit të plotë të hapsirave publike në Tiranë. Ajo që do të doja të dija prej jush është nëse në planin tuaj është përfshirë shtimi i shëtitoreve me kohë të pjesshme ose me kohë të plotë?

Erion Veliaj– Duke marrë shëmbull sesi e ndryshoi humorin e qytetit thjesht mbyllja e shëtitores te sheshi Nënë Tereza ne e kuptuam se kjo ishte një gjë e mirë, pasi po të shkosh atje poshtë sheshi është plotë me njerëz që po mësojnë bicikletën, me familjarë dhe duket sikur qyteti ka fituar në një betejë për jetë a vdekje vetëm sepse një shesh i është kthyer qytetit. Kjo tregon se ne kemi vullnetin të bëjmë gjëra të tilla të ngashme. Por unë mendoj se vendimet në të ardhmen nuk mund të jenë Ad Hoc. Çfarë nënkuptoj me këtë. Unë them se duhet të ndjekim këshillën e Lavdoshit. Tirana është shumë e ndotur, por 21 Dhjetori është më i ndotur se Kinostudio pra unë mendoj se politika të tilla të ndërprerjes së trafikut në orë piku duhet t’i aplikojmë fillimisht në vënde ku janë më të ndoturat. Pra ngjasat për t’u sëmurur tek 21 Dhjetori janë shumë më të mëdha se të sëmuresh te Blloku apo në Kinostudio. Një gjë që duam të zhbllokojmë menjëherë në bashkinë e re janë shpronësimet për Unazën e Re, krijimi i unazës çka do të devijonte një pjesë të madhe të trafikut. Kjo është e vetmja mënyrë sesi mund të ulim nivelin e ndotjes duke targetuar zona të veçanta dhe duke mos vënë një koperturë sepse diku trafiku do kalojë, por ama po t’i japim një diskriminim pozitiv zonave që janë më të prekura besoj se do marrim një vendim të drejtë.

Endri Haxhiraj (Instituti i Politikave Mjedisore në Tiranë) – Ne si Institut kemi përzgjedhur 10 tema të cilat kanë një ndjeshmëri shumë të madhe te publiku, disa u përmëndën disa jo, përshëmbull si zgjidhja e çështjes së parkingut që u tha diçka, menaxhimi i qenve të rrugës dhe jo vrasja e tyre etj. edukimi i brezit të ri me dashuri për natyrën, pasi e shoh që kjo gjë nuk është ende në fokus dhe kjo gjë mund të bëhet shumë mirë nëpërmjet shkollave, duke integruar aty kopshte apo sera ku fëmijët vet mund të punojnë domethënë të njohin natyrën, me atë miniaturë të vogël që mund të ketë aty dhe për këtë do të doja një mendim të argumentuar.

Erion Veliaj– Njerëzit duhet të kuptojnë që të kesh makinë kushton. Do të thotë që nëqoftëse ke zgjedhur këtë mjet transporti, atëherë në zona të caktuara do të ketë bllokim trafiku, kurse në disa zona të tjera parkimi do kushtojë dhe propozimi që ne kemi bërë është që të gjithë financat nga parkimi të shkojnë në një zë të veçantë për hapsira të gjelbra. Llogaritja jonë është që në vit vetëm fal këtij projekti 2 milion dollar mund të shkonin si një grant i pakushtëzuar vetëm për hapsira të gjelbra vetëm duke mbledhur lekët e parkimit.

Sheila – (aktiviste Ecovolis)– Në zgjedhjet e Londrës ka qënë një temë shumë e fuqishme riciklimi po këtu në qytetin tonë sa hapsirë ka kjo temë? Gjithashtu një ndër alternativat mund të jetë bashkpunimi midis bizneseve për këto projekte ekologjike apo edhe shtysë për disa studentë të Universitetit të Arteve, që mund të hapen ekspozita pra punë kreative komplet me mjete rrethanore për riciklimin.

Erion Veliaj– Përsa i përket riciklimit Tirana ka mundësi që të zgjedhi një zonë për t’a pilotuar, arsyeja pse e them këtë është sepse Landfilli i Sharrës që gjithsesi sot menaxhohet si një disastër ka maksimumi edhe dy vjet jetë, kjo do të thotë që duam apo s’duam ne do të duhet të kalojmë në një proçes të dytë o në një landfill ose në një sistem tjetër të trajtimit të mbetjeve dhe unë besoj se kjo na ofron një oportunitet për të parë shëmbuj të mirë që kanë funksionuar në Shqipëri, për të parë çfarë funksionoi dhe nuk funksionoi në Lezhë apo edhe në vënde të tjera më të emancipuara, për të mos shpikur rrotën por për të bërë atë që filluam të bëjmë nëpër ministritë apo institucionet tona. Kur ti ke 100 veta staf që mësojnë sesi t’a bëjnë këtë gjë, do të thotë që edhe në darkë kur kthehen në shtëpi ti ke edhe 100 familje që flasin dhe fillojnë të bëjnë këtë gjë dhe unë besoj se gjërat e bukura bëhen aq virale sa bëhën edhe gjërat e shëmtuara. Ndaj besoj se ka ardhur koha që të bëjmë virale edhe disa gjëra të bukura siç është riciklimi siç është ndarja e mbetjeve të produkteve siç është përdorimi i biçikletës, bllokimi i shesheve për ecje. Një gjë e rëndësishme që duhet bërë është dhe mbledhja e taksës së pastrimit. Tjetra që kam kërkuar është se ne duhet të fillojmë të vlersojmë kontratat e pastrimit sipas opinionit të komunitetit, pra duhet të pyesim komunitetin a je i kënaqur me kompaninë që bën pastrimin, a bën realisht disinfektimin pasi mbedh plehrat, a i mbedh në një orar të përshtatshëm apo i hap dhe i derdh në të githë rrugën plehrat në një mënyrë të papërgjegjshme. Çdo 6 muaj ne duhet të marrim një vlersim nga qytetarët, mund t’a bëjmë në formën e një ankete publike ose në bazë të frekuencës së anketave që sjellin njerëzit dhe duhet t’a vëmë në kontratat e reja dhe propozimi im për kontratatat e reja ka qënë që në momentin që ne kemi një masë kritike të qytetarëve që ose fal anketave ose fal njëri-tjetrit thonë që shërbimi nuk funksionon, atëherë do të kenë qytetarët të drejtë jo kompania të drejtë.

Përgatiti: Albiona Muçoimaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: