Posted by: ekolevizja | May 15, 2015

Halim Kosova: Tirana do të ketë një mushkëri të dytë, parkun e Paskuqanit

Matooo

 

 

 

 

 

 

 

 

Rrjeti ECIM, e drejtuar nga Ekolëvizja ishte një ndër organizatorët e takimit të sotëm  të ekspertëve të mjedisit, pedagogëve të shkencave të natyrës, shoqatave mjedisore, studentëve të inxhinierisë së mjedisit etj. me kandidatin e Partisë Demokratike për kryetar bashkie të Tiranës, z. Halim Kosova. Takimi konsistoi në njohjen e ideve dhe programit të z. Kosova mbi zhvillimin e gjelbër të qytetit të Tiranës.

Mjedisori Xhemal Mato shprehu shqetësimin mbi ndotjen e ajrit në Tiranë, që e ka bërë këtë qytet të pajetueshëm. “Tirana është kthyer si një kombinat i cili sëmur njerëzit, ka humbje të energjisë, njerëzit paguajnë 2 fishin e energjisë në krahasim me një qytet normal, nuk ka jetë të qetë dhe të pastër. Nga të gjithë treguesit Tirana është një ndër 5 qytetet më të ndotur të Evropës”- tha z. Mato. Në këtë kontekst ai pyeti z. Kosova mbi vizionin e tij për zhvillimin e gjelbër të qytetit.

Bashkëpunimi me qytetarët dhe ekspertët do të jetë mjaft e rëndësishme në punën e tij si kryetar bashkie. “Kontrolli sistematik, mbikqyrja e punës do të jetë një nga sekretet që unë do e transferoj nga sistemi shëndetësor në bashkinë e Tiranës” – u shpreh në takim z. Kosova. Gjithashtu matja e ndotjes në mënyrë periodike do të jetë një element i rëndësishëm i politikave mjedisore të bashkisë.

Në lidhje me qëndrimin mbi Parkun e Liqenit Artificial z. Kosova u shpreh: “Askush s’do e prek parkun dhe cdo lloj akti ligjor do zbatohet me përpikmëri në mbrojtje të parkut”. Parku i Paskuqanit do të jetë mushkëria e dytë të qytetit të Tiranës, bashkë me liqenin Artificial të Tiranës. Do të mbillen fidanë dhe drurë decorative, për të pastruar ajrin tonë. Ndërsa në lidhje me transportin e shëndetshëm me bicikleta z. Kosova u shpreh se bicikletat do të subvencionohen, që njerëzit të kenë mundësi të kenë bicikletën e tyre.

Eksperti i monitorimit të cilësisë së ajrit në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), z. Agron Deliu kërkoi të ketë një laborator për matjen e cilësisë së karburantit të makinave.

Eksperti i mjedisit, z. Gavrosh Zela sugjeroi të vendosen disa tregues për zhvillimin e qëndrueshëm, tregues që të përcaktohen me grupin e ekspertëve dhe të raportohet mbi to.  Në lidhje me këtë sugjerim z. Kosova u shpreh: “Parametrat do jenë të përcaktuara mirë, rruga do të ketë shifra që të jenë të kontrollueshme dhe transparente për qyetarët. Bashkimi i forcave me qytetarët dhe ekspertët do bëjë që shërbimi të jetë sa më i shpejt dhe efikas”.

Pregatiti: Alisa Peçi

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: