Posted by: ekolevizja | May 13, 2015

Raporti i OBSH-së: 600.000 vdekje të parakohshme dhe të sëmurë nga ajri i ndotur

air-pollution1

 

 

 

 

 

 

OBSH dhe OECD kanë publikuar një raport mbi koston ekonomike të ndikimeve të ndotjes së ajrit në problemet shëndetësore për kontinentin e Evropës. 1.6 trilion $ Amerikan është kostoja ekonomike si dhe përafërsisht  600.000 vdekje të parakohshme dhe të sëmurë i atribuohen ndotjes së ajrit në vitin 2010. Kjo shumë, sipas studimit të parë të këtyre kostove të kryera për rajonin, është pothuajse e barabartë me një të dhjetën e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të gjithë BE-së në vitin 2013.

Studimi i ri u botua në një shqyrtim afatmesëm-afatëgjatë të takimit të OBSH-së “Europe Environment and Health Process”, javën e kaluar, i cili në mënyrë kritike vlerësoi zbatimin e Deklaratës së Parmës në vitin 2010, në të cilën të gjitha vendet u angazhuan për herë të parë, rreth qëllimeve të kufizuara në kohë për mjedisin dhe shëndetin me synimin për të mbrojtur fëmijët.

Vlera ekonomike e vdekjeve dhe sëmundjeve për shkak të ndotjes së ajrit – 1.6 trilion $ Amerikan – i korrespondon shumës që shoqëritë janë të gatshme të paguajnë për të shmangur këto vdekje dhe sëmundje me ndërhyrjet e nevojshme. Në këto llogaritje, një vlerë i është bashkangjitur çdo vdekjeje dhe sëmundje, e pavarur nga mosha e personit, e cila ndryshon sipas kontekstit ekonomik kombëtar.

Mbi 90% e qytetarëve në rajon janë të ekspozuar ndaj niveleve vjetore të grimcave të pluhurit të cilat janë mbi udhëzimet e OBSH-së për cilësinë e ajrit. E gjitha kjo përkthehet në 482 000 vdekje të parakohshme në vitin 2012 nga zemra dhe sëmundjet e frymëmarrjes, kushteve të enëve të gjakut dhe goditjeve, si dhe kancerit të mushkërive. Në të njëjtin vit, ndotja e ajrit të brendshëm shtëpiak ka rezultuar me një shtesë prej 117 200 vdekje të parakohshme, pesë herë më shumë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, se sa në vendet me të ardhura të larta.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: