Posted by: ekolevizja | May 12, 2015

Raporti i OBSH-së: Vetëm 3% e qytetarëve shqipëtarë të kënaqur me pastërtinë e qytetit ku jetojnë

Nga: Albiona Muçoimaj

air-pollution-cars-1

 

 

 

 

 

 

 

Në raportin përfundimtar të OBSH-së për vendet e Europës Juglindore vihet re se situata mjedisore paraqitet shqetësuese për qytetarët e Shqipërsë. Në pyetjen thelbësore të lidhur me pastërtinë e qytetit ku gjithësecili jeton, 20% janë përgjigjur se janë plotësisht të pakënaqur. Një përqindje tjetër të lartë prej 30 %  ka marrë alternativa “Në më të shumtën e rasteve jam i pakënaqur” e cila po ashtu tregon një përqasje jo të kënaqshme të qytetarve rreth pastërtisë së qytetit. Vetëm 3% e qytetarëve shqiptarë kanë zgjedhur të përgjigjen “Jam plotësisht i kënaqur”.

Ky është një tregues i drejtpërdrejtë që situata mbi pastërtinë e mjedisit në vëndin tonë lë shumë për të dëshiruar. Duke bërë një analizë se cilët mund të jenë shkaktarët kryesorë që qytetarët mbeten të pakënaqur rreth pastërtisë së mjedisit duhet të kemi parasysh ndotjen e ajrit nga makinat, ndotjen që vjen si pasojë e mbetjeve urbane si dhe pamjaftueshmëria e hapsirave të gjelbëruara të cilat luajnë një rol kryesor në pastrimin e ajrit.

Duke pasur parasysh një raport të tillë, aty ku realisht duhet vënë theksi për të ndryshuar situatën është ndërhyrja me anë të politikave ligjore dhe aksioneve të ndryshme qytetare, të cilat të mundësojnë pastrimin e qyteteve e cila rrjedhimisht çon në një jetesë më të shëndetshme.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: