Posted by: ekolevizja | May 6, 2015

Parlamenti Evropian kritikon politikat e Shqipërisë për hidrocentralet

 

Nga: Riverwatch dhe EuroNatur

jo diga ne Vjose

 

 

 

 

 

 

 

Vjenë, 4 maj 2015 – Parlamenti Europian i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të rishohë projektet e planifikuara për hidrocentrale përgjatë lumit Vjosa dhe degëve të tij. Në mocionin e tyre për një rezolutë (Nr. 27), në Raportin e Progresit 2014, pjesa më e madhe e 751 parlamentarëve të BE-së kanë kërkuar nga Shqipëria që të braktisin të gjitha projektet për hidrocentrale të vegjël, veçanërisht në parqet kombëtare.

Vjosa është lumi i fundit i madh, i egër në Europë. Megjithatë, 8 hidrocentrale janë projektuar përgjatë rrjedhës së saj në Shqipëri, dy tashmë janë në ndërtim e sipër. “Së bashku me partnerët tanë në Shqipëri, ne jemi duke u përpjekur për të ndaluar këto projekte hidrocentralesh dhe kërkojmë të shpallet Vjosa Park Kombëtar. Parlamenti Evropian i dërgoi një sinjal të fortë qeverisë shqiptare për të ndaluar këto projekte “, – tha Ulrich Eichelmann nga Riverwatch, i cili koordinon fushatën “Të ruajmë zemrën blu të Evropës ” së bashku me EURONATUR.

Në të njëjtën ditë të vendimit të BE-së, rreth 150 njerëz protestuan kundër një hidrocentrali në Bënce (një degë e Vjosës), i cili është tashmë në ndërtim e sipër. Lumi i Bëncës është një nga lumenjtë më të bukur dhe më ekologjik në Shqipëri, ndaj nuk duhet lejuar të ndërtohen HEC-e. Banorët e luginës kanë protestuar ndërtimin e këtij projekti për vite me rradhë. Por në dt. 29 Prill  mbështetja për mbrojtjen e lumit Bënce dhe të gjithë Vjosës u arrit në nivel kombëtar.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: